Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Rajoni & Bota

PRESIDENDIALE -Trump kryeson sondazhet në pesë nga gjashtë shtetet më të rëndësishme, lë pas vetes presidentin Biden…

ShkodraWeb 5 November, 2023
trump biden 2020

Presidenti demokrat Joe Biden renditet pas kandidatit kryesues republikan Donald Trump në pesë nga gjashtë shtetet më të rëndësishme për betejën elektorale, një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara

Sondazhet e publikuara të dielën duken si një reflektim i pakënaqësive në mesin e amerikanëve lidhur me moshën e Presidentit Biden apo gjendjen e ekonomisë.

Anketimet u bënë nga gazeta The New York Times dhe Kolegji Siena. Zoti Trump, i cili kryeson ndër kandidatët republikanë për të marrë emërimin si kandidat i kësaj partie për vitin 2024, kryeson në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nevada dhe Pensilvani, ndërsa Presidenti Biden kryeson në Uiskonsin. Presidenti Biden e mundi ish-Presidentin Trump në të gjashta këto shtete në zgjedhjet e vitit 2020. Zoti Trump merr tashmë mesatarisht nga 44 – 48% mbështetje në këto shtete, thuhet në anketime.

Çfarë nënkuptojnë këto rezultate?

Megjithëse anketimet që masin nivelin e mundshëm të votave në nivel kombëtar kanë treguar vazhdimisht një garë të afërt mes zotit Biden dhe zotit Trump, zgjedhjet presidenciale normalisht përcaktohen nga rezultatet në disa shtete, të mbiquajtura të lëkundura.

Fitorja e zotit Biden në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin – të gjitha shtete të lëkundura ku pati fituar zoti Trump në vitin 2016 – ishte vendimtare për fitoren e tij në vitin 2020. Zotit Biden do t’i duhet ndoshta të fitojë në disa prej këtyre shteteve për të siguruar rizgjedhjen.

Reagon fushata elektorale e presidentit Biden

“Parashikimet e një viti më parë duken zakonisht më ndryshe një vit më pas. Mos pranoni thjesht fjalën tonë për këtë: Gallup parashikoi një humbje prej 8% për Presidentin Obama, ndërkohë që ai fitoi bindshëm një vit më vonë”, u shpreh në një deklaratë zëdhënësi i fushatës elektorale të Presidentit Biden, Kevin Munoz, duke iu referuar fitores së demokratit Barack Obama në vitin 2012, përballë republikanit Mitt Romney.

Zoti Munoz shtoi se fushata elektorale e Presidentit Biden “po punon shumë për të angazhuar dhe mobilizuar bazën tonë të shumëllojshme dhe fitimtare të votuesve, një vit më herët përpara zgjedhjes mes axhendës sonë fitimtare popullore, dhe ekstremizmit jopopullor të republikanëve të MAGA-s (Lëvizja e ish-Presidentit Trump: “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”). Ne do të fitojmë në 2024-n duke ulur kokën dhe duke punuar, dhe jo duke u shqetësuar nga një anketim”.

Sipas shifrave

Anketimet tregojnë se koalicioni i përbërë prej racash dhe gjeneratash të ndryshme i Presidentit Biden duket se po dobësohet.

Votuesit nën moshën 30-vjeçare mbështesin zotin Biden, tashmë në moshën 80-vjeçare, me vetëm një përqind më shumë. Kryesimi i tij në radhët e votuesve hispanikë ka rënë në një avantazh njëshifror dhe avantazhi i tij në zonat urbane është sa gjysma e kryesimit të zotit Trump në zonat rurale, thuhet në anketime.

Votuesit afrikano-amerikanë, një segment qendror demografik ndër mbështetësit e zotit Biden, tashmë rezultojnë me 22% mbështetje në këto shtete për zotin Trump, një nivel mbështetjeje që sipas gazetës The New York Times nuk është parë në politikë për një kandidat republikan në kohërat moderne.

“Isha i shqetësuar që përpara këtyre anketimeve dhe jam i shqetësuar tani”, i tha kanalit CNN Richard Blumenthal, Senator demokrat nga shteti Konektikat.

“Askush nuk do të ketë këtu zgjedhje të lehta… Na është bërë e qartë puna që duhet të bëjmë”, shtoi Senatori Blumenthal. /VOA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Problem është mungesa e energjisë elektrike”, moti me reshje dhe erë, Benet Beci: Ka pasur dëmtim të linjave…
Artikull pas: 53- vjeçari gjendet i pajetë në anë të rrugës, ka demtime në kokë, policia zbardh ngjarjen

TË FUNDIT

dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025
dajci plazh 2025
  • Kryesore

VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.