Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Portiku i vjetër integrohet me ndërtimin e ri”, Myftinia Shkodër reagon për ndërtimin e Xhamisë së Tophanës…

ShkodraWeb 2 January, 2024
xhamia tophanë 2024

Myftinia Shkodër, ka kënaqësinë e madhe t’ju bëjë me dije, se pas disa përpjekjesh për të siguruar një projekt të denjë për xhaminë e re të lagjes Tophanë, falë bashkëpunimit me “Qatar Charity”, tashmë çdo detaj i projektit të ri, përfshi miratimin nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, lejen e ndërtimit nga Bashkia Shkodër dhe sigurimin e mjeteve të duhura për zhvillimin normal të punimeve, janë plotësuar.

Gjatë javës që shkoi, nisën punimet e para për lirimin e objektit të xhamisë dhe përgatitjen e terrenit për nisjen normale të punimeve intensive.  Historikisht, lagjja e Tophanës ka pasur xhaminë e saj, e para e të cilave, u ndërtua në vitin e largët 1617. Nga ajo kohë e deri më sot, xhamia ka qenë pikë referimi për besimtarët dhe qytetarët shkodranë.

Në vitin 1996, nisi puna për ndërtimin e xhamisë së re të lagjes, në hapësirat e mbetura të vakëfit të gjerë të kësaj lagjeje. Përtej mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve të shpeshta të bëra në atë objekt, Myftinia Shkodër gjykoi se xhamia kishte nevojë të zëvendësohej me një të re, në shërbim të qëllimeve të aktivitetit të saj.

LEXONI EDHE: OPINION – Muri 400- vjeçar i Xhamisë së Tophanës nuk duhet të shembet, duhet të jetë monument kulture…

Pjesë e projektit të ri, do të jetë edhe pjesa e mbetur e portikut të vjetër të xhamisë Tophanë, që sipas marrëveshjes së hershme me donatorin, do të integrohet në ndërtimin e ri, si një gjurmë e respektuar e trashëgimisë sonë të vjetër islame.

Allahut i lutemi për mbarësi dhe suksese.

Myftinia Shkodër shpreh mirënjohje dhe respekt për krejt besimtarët dhe qytetarët e interesuar për xhaminë e re, projektin e saj dhe dëshirën për të kontribuuar vullnetarisht për çdo nevojë të mundshme në këtë rrugëtim të begatë! Me mbarësi dhe bekime! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Myftinia Shkodër/

Post navigation

Previous: VOA – Biden dhe Trump sërish drejt përballjes që mund të trondisë politikën amerikane
Next: EMRI+FOTO – Kush është 38 vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali, ishte menaxher në një lokal…

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.