Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Muri 400- vjeçar i Xhamisë së Tophanës nuk duhet të shembet, duhet të jetë monument kulture…

ShkodraWeb 2 January, 2024
IMG_8521

Këto mure janë të xhamisë së vjetër në Tophanë, e ndërtume në 1617. Mbas shkatërrimit që bani diktatura, kjo pjesë u la të përdoret si magazinë dhe për shitjen e vajgurit. Xhamia që u ndertu në 1996 i la ashtu si ishin, e disa vite ma vonë, xhemati i lagjes e ktheu si klasë për femijë këtë hapësinë.

Si mur 400 vjeçar, duhet të ishte Monument Kulture ma së paku, por për turpin e shumëkujt, përfshi këtij që po shkruan këto rreshta, kjo pjesë do prishet, për ti ba vend xhamisë së re, ekstravagante dhe pompoze.

Sepse dikush andej nga vendet arabe, ka lekët dhe don me ba një xhami me emër të njoftunve të vet, e në këtu nuk do i thojmë ma Xhamia Tophanë, por xhamia e XY -it.

Sepse dikush këtej e ka punë rutinë me prish të vjetrën e me ba të renë, me projekte tip, pa e kru radaken me nxjerr në dritë ndonjë gja të hajrit.

Sepse dikujt këtu, nuk i bahet punë ma shumë se me than okej, e Zoti jua shpërbleftë. Sepse shumëkush, thotë he pra, edhe këtë punë e banë. E dijnë se asht mur 400 vjeçar për monument kulture, por… he pra.

Ka një mpirje aq të fortë, saqë me than të rishikohet projekti, duket si me ken tu kërku revolucion.

Para do vitesh diskutoshim xhamiat i ndërtunë, inshalla po veprojnë me mend për xhematin e qytetin, por lemeria nuk ndalet, prishen ata që janë ba para do vitesh, për ti ba të reja. He pra.

LEXONI EDHE: “Portiku i vjetër integrohet me ndërtimin e ri”, Myftinia Shkodër reagon për ndërtimin e Xhamisë së Tophanës…

Prishet xhamia e Shabanit, Hasanit etj., prishet xhamia e njerëzve të lagjes, për ti ba vend emrit të dikujt tjetër, emër ma bashkëkohor, xhami ma moderne, xhami ma për hije, për me pre shirita ma të bukur. He pra.

Na hiqen emrat e vendalive, për ti vendos emra tjerë, prej diku larg, që Zoti ja shpërbleftë, por kam frikë se si me ble Krisjano Ronaldot, e si me ba xhamitë, nuk asht se ja bajnë shumë dallimin.

Kur shpinë nuk e don i zoti, nuk i ka faj lagjja. Ça nuk e prishi diktatura, me tan të zezat e veta, e prish kotësia sido tjetër që ti thush.

Me gjithë zemër, uroj që të rregullohet ai projekt, ta ruajnë e ta integrojnë siç i ka hije, këtë pjesë monumentale të xhamisë. Asht diçka shumë e lehtë me u ba, dhe aspak e vështirë. Vetëm duhet me dasht… /Nga Ardit MUÇA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PERSONAZH – Mësuesja që “amëlson” Shkodrën…
Artikull pasardhës: Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset, humb jetën…

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.