“Epokë e re në demokratizimin e partive politike shqiptare…”, nis punën zyrtarisht Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.


Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook nga Lulzim Basha/

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania