“Dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë nuk i ndalon askush…”, kryebashkiaku i Lezhës Ndreu kërkon lejimin e tyre

Teksa i bashkohet shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë, të cilët një ditë më parë ngritën zërin për situatën e krijuar, thotë se “gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë nuk i ndalon askush…”.


Ai bën thirrje që ndalimi, përcaktuar me akt normativ për shkak të korona virusit, të jetë njësoj për të gjithë.

“Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen…”, shkruan me ironi Ndreu.

POSTIMI I PLOTE

Jam pro shqetesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskrímìnim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush. Shqetesimi yne eshte adresuar disa here.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe. Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen…


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania