FOTO – Bashkia Malësi e Madhe ndihmon familjet në Delaj të Bajzës, iu shkrumbuan banesat në korrik..

Me 16 korrik 2020, tre familje në lagjen Delaj të Bajzës së Kastratit, mbeten në qiell të hapur. Zjarri i rënë në orët e para të asaj dite, shkrumboi çdo gjë që ishte brenda mureve të banesave, të gjitha në një kulm. Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz. Problemet në këto familje, ashpërsoheshin edhe më shumë teksa Marie Delaj, bashkëshorti dhe djali i saj, kishin edhe probleme shendetësore. E gjithë familja mbijetonte vetëm përmes të ardhurave nga shteti, në masën 20 mijë lekë të reja në muaj.


Sapo u mësua për lajmin, pati një sensibilizim të gjërë por edhe përmes rrjeteve sociale për të dhënë kontribut për këto familje. Para pak orëve, është mësuar se familjet janë ndihmuar, duke u zëvendësuar pajisjet elektroshtëpiake por edhe ndihma të tjera të domosdoshme për jetesën e tyre.

“Bashkia Malësi e Madhe dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit kanë bërë të mundur paisjen me elektroshtëpiake dhe ndihma të tjera të domosdoshme për tre familje 🏘️në fshatit Jeran të Kastratit, të cilat pak ditë më parë janë dëmtuar nga zjarri.🔥.”, thuhet në një publikim të Bashkisë Malësi e Madhe në Facebook.

Nisma është për tu përshendetur, por ajo çfarë është më e rëndësishme, është rindertimi i plotë i banesave. Sidomos, në prag të vjeshtës dhe dimrit. Ndoshta Bashkia Malësi e Madhe nuk i ka mjetet financiare të duhura e vetme. Por ka mjaft shoqata e fondacione, bisnesmenë e individë që mund të japin kontributin e tyre për të rikthyer në normalitet këto familje. Ëashtë një thirrje publike për të gjithë dhe ata që kanë mundësi të kontribuojnë, mund të koordinohen edhe me Bashkinë Malësi e Madhe. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel