ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Policia arreston 50 vjeçarin nga Shkodra me banim në Tiranë, akuzat ndaj tij janë mjaft të rënda…

Seksioni për Hetimin e Na.rkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Mbishkrimi”, gjatë të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. P., 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vr.asja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Për këtë shtetas dispononohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë – Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde na.rkotike kokainë dhe për pr.ostitucion.

Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar ko.kainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës na.rkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular.

Në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qëndër pritëse për viktimat e trafikimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve na.rkotike ”, “Përshtatja e lokalit për përdorim dr.oge” dhe “Shfrytëzim pr.ostitucioni” në ngarkim të shetasit I. P.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.