Firma “Delia shpk” ka përfunduar punimet e rikonstruksionit të rrugës në Dajçin e ri, afër shkollës së mesme, në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë Shkodër.
Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, me një vlerë 10 milion lekë të reja.
Projekti i Bashkisë së Shkodër parashikon shtresë asfaltike me gjerësi 4 metër linear, në një gjatësi rreth 550 metër linear, vepra arti, kanale për kullimin e ujrave të shiut, gërmime për të përfunduar me sinjalistikën vertikale dhe horizontale.
Me përfundimin e këtij investimi, përveç banorëve të kësaj zone, përfitues të drejtpërdrejtë janë nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës së mesme në Dajçin e ri. Punimet e realizuara nga firma “Delia shpk” me president Mario Delia, janë në standartet më të larta profesionale, duke qenë një garanci për investimin dhe jetëgjatësinë e tij në sherbim të komunitetit të Dajçit. KJo firmë ndërtimi, dallon për cilësinë e punimeve që ka realizuar në të gjitha veprat e përfunduara tashmë.