Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Po mbytet njerëzia… Të rrojë Qeveria

ShkodraWeb 22 July, 2017
Nga Bledi MANE
Ka filluar një garë e fortë mes dy deteve që na lagin këmbët e na freskojnë kokën. Një garë e fortë që deri më tani nuk e ka të parashikuar fundin. Adriatiku nga Velipoja deri poshtë në Vlorë, po luan një fataliste loje me detin Jon deri tej Ksamilit.

Përpin jetë njerezish Joni, hakmerret Adriatiku.

Barazojnë kobshëm rezultatin e asnjë prej tyre nuk ndjehet i kënaqur. Dallgëzon Joni dhe mbyt një tjetër jete, versulet Adriatiku plot hakmarrje.

As i pari dhe as i dyti det nuk pyesin për gjini apo nacionalitet pushuesish. Turfullojnë aq keq sa edhe mortja nëpër provincat meksikane do ua kishte zilinë. Nuk shkon dot rrobi të notojë nëpër detet e atdheut te tij se nuk ka më zhurme dallgesh, dëgjon vetëm klithmat dhe ofshamat e vdekjes kriposur me shijen e ujit blu:

-Ndihmëëëë, po mbytem! Ndihmëëëë, po iki nga kjo jete…

Dhe deti vazhdon mynxyren, njerëzia vazhdon të pijë shampanjën!

Sot vdiq dhe një adoleshente ne Ksamil, vdiq mes kaltërsisë mesdhetare por duhma e zezë e sherreve nuk lëvizi fare prej ndjesisë së kobit.

E ka fajin ministria, ulëret bashkia!

Bashkia fajtore, reagon si llagem nevojtore ministria!

Policia nuk ka mjete, mbron veten policia!

Ndjehemi të braktisur, klith njerëzia!

U hengert kanceri e u rëntë zalia!

Mallkon opozita, faj ka qeveria!

Por sharjet dhe kopillliku në derë nuk nxisin asnjë institucion ti bëjnë thirrje njëri-tjetrit e të ulen e të flasin e të ndajnë përgjegjesitë. Në fakt duhet të uleshin qysh muaj më pare, para se të fillonte sezoni turistik veror por askush nuk e kishte mendjen te vdekjet, të gjithë llogarisnin hapje-mbyllje cadrash, kalkulime votash, lista deputetesh, blerje-vjedhje votash…

Ndaj mos e vini ujin në zjarr pse cdo ditë mbyten fëmijë e gra e burra por thjesht pyesni ky i fundit që u mbyt sot, për kë votoi ne qershor?
Nje socialist me pak, nje leseist me pak, nje demokrat me pak. Gezohuni se kundershtarit po i tkurren militantet, me pak jetë më shumë ymër për ju ne pushtet.
***
-Kamarier, sa kushton ky shezllongu?
-30 euro zoteri!
-Të ta paguaj paradhënie se do shkoj të lahem e nëse mbytem dua të jem në rregull me ju. Nuk dua që kur të kërkoj ndihmë në mes të detit të më thonë, lëre të mbytet shkërdhata se nuk pagoi faturën!
-Ne shërbejmë pa fature!-ia kthen kamarieri

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “High4Real” do te jete hiti i kesaj vere nga Babastars
Artikull pasardhës: Pamje te renda/ Vajza e akuzon se e ngacmoi, djali e therr me thike…

TË FUNDIT

orban magyar 2026

OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
nikolin gruri kisha prekal 2026

NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
gjergj leka bilbilat 2026

NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.