Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kujt i sherben zbehja e genit shqiptar te Gjergj Kastriotit dhe pse po tentohet te sllavizohet

ShkodraWeb 23 July, 2017
Nga Blerti DELIJA
Ka disa gjera qe jane te shenjta. Pa qene te adhuruara ne emer te nje besimi fetar. Simbolet e nje kombi jane te tilla. Nuk vlen vetem per Shqiperine por per te gjitha vendet qe termin “komb” duan ta forcojne. Te pakten qe nga Rilindja (e vertete) dhe deri ne 1990, Gjergj Kastrioti ka qene i pakontestuar asnjehere. Madje, qe nga qeveria e pare e Pavaresise ne 1912 e deri ne 1990 ka patur pozicionin e respektuar dhe unikal te “Heroit kombetar” te shqiptareve, ketej e andej kufirit, aty ku jetojne e punojne bashkekombasit tane. Madje edhe Diktatura komuniste qe glorifikonte per te gjalli Enver Hoxhen, nuk guxoi t’ja hiqte titullin “Hero kombetar”. Asnjehere nuk u vu ne dyshim jo vetem ekzistenca e bemave por edhe perkatesia e paster etnike shqiptare.
Pas 1990, ne emer te lirise se mendimit dhe shprehjes, po cenohet cdo simbol. Prej disa kohesh, edhe Gjergj Kastrioti- Skenderbeu. Une besoj se nuk eshte e rastesishme as perzgjedhja e simbolit por as edhe koha per ta sulmuar ate. Me dy fjale, po tentohet qe Skenderbeu te ndaje nje pjese te genit te tij me sllavet. Kjo, nisur nga origjina e nenes se tij. Ne fakt, ky eshte e duhet te ishte nje debat ne mes historianesh. Por perseri, jo ne mes atyre shqiptare. Faktet historike, interpretimi i tyre ne disfavor te nje figure te heroit kombetar te nje vendi nga bashkekombas te tij, eshte thuajse e paprecedente. Edhe nese dikush nga jashte Shqiptarizmes do te bente dick ate tille, nga brenda reagimi duhej te ishte shume i forte e kundershtues. Fillimisht, ne emer te nje levizje te pashpallur ne Ballkan, “Neo- otomanizmi” i ushqyer sidomos gjate viteve te pushtetit te Erdogan ne Turqi, u tentua te zbehej figura e Skenderbeut. U arrit deri aty sa te mos konsiderohej si simbol unifikues i shqiptareve duke perdorur si baze edhe titullin “Atlet i Krishtit” qe iu akordua nga Papa i kohes kur ai jetoi. Ne disa raste eshte konsideruar edhe “kriminel” sepse ka vrare qindra, mijera pushtues turq. Sipas gjasave, nje tentative e tille nuk pati sukses dhe prej disa kohesh, nuk po artikulohet me.
Tani po “luftohet” qe Skenderbeu te jete edhe pak “sllav”, te pakten nga krahu i te emes. Nuk dua te futem as ne interpretimin historic dhe as ne ate genetik- ngjizja e nje femije nga dy prinder me prejardhje te ndryshme dhe cilat gene ka marre ai pas lindjes. Eshte e tepert, nisur edhe nga bindja ime se Skenderbeu eshte i paprekshem, i pakontestueshem. Prej disa kohesh po flitet per rritje te ndikimit rus ne Ballkan, normalisht edhe ne Shqiperia. Kjo, vecanarisht vitet e fundit te rikthimit serish si president i Rusise se Vladimir Putin. Nuk eshte me hamendesim, por dicka e pranuar edhe nga sherbimet inteligjente te vendeve perendimore. Rasti me flagrant eshte ai i Malit te Zi i para disa koheve por edhe sjellja e Rusise ndaj Serbise: tashme pohohet nga nivele te larta diplomatike te Kremlinit se do ti dhurohet nje sistem raketor. Por edhe ne Shqiperi eshte krejtesisht e besueshme se ndikimi rus do te gjeje mbeshtetes. E kur keta jane te gatshem, atehere gjithcka nis nga sulmi ndaj simboleve kombetare, i pari ne liste eshte Skenderbeu. Per te realizuar qellimin, zgjidhen individe me audience ne larte dhe me qasje te larte mediatike. Cdo gje tjeter, eshte e qarte.

Post navigation

Previous: Super- aksioni policor, unformat blu shpjegojne arsyen
Next: Video/ Trafikantet pikasen nga policia, hedhin drogen ne lume

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
anton kosteri marjana koceku 2026

NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.