Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kjo fitore si e Lulit!

ShkodraWeb 23 July, 2017
Nga Andi BUSHATI
Më në fund Lulzim Basha e kapi një fitore. Madje fiks ashtu siç do ta kishte dashur. Me pjesmarrje sikur ta kishte shkruar vetë me dorë, me një rrezultat ngadhënjyes, duke mundur një rival që ngjante sikur kishte zbarkuar nga një planet tjetër dhe pa asnjë kundërshtar real në garën që dizenjoi vetë.
Ai sot mund të shkrijë, mund të riveshë edhe për një mandat tjetër kostumin me peshë të rëndë të liderit të opozitës dhe mund t’i rikthejë vetes për pak kohë qetësinë që i mungonte që prej 20 shkurtit.
Por pyetja themelore që rëndon mbi të është: përse i duhej kjo fitore? Përse i shërben ajo?
Sepse, pavarësisht se “mori” mbi 90% të votave të demokratëve ai sot është më keq se kurrë. Dhe kjo për tre arsye kryesore.
Së pari sepse humbja e thellë që ai i shkaktoi Edit të PD-së nuk mund t’a fshehë kurrë disfatën shkatërruese që ai pësoi nga Edi i Rilindjes. Në këtë kuptim, askush nuk beson sot se Lulzim Basha, ka idetë, moralin, kredon, integritetin dhe aftësinë për të konkuruar denjësisht me kundërshtarët e tij të vërtetë.
Po t’i shtosh kësaj arsye të parë edhe faktin se ai po starton në një betejë të re me një opozitë më të përçarë se kurrë, me një gati parti tjetër të lënë jashtë dhe qëllimi i së cilës është vetëm t’i shkurtojë ditët e tij në krye të PD, gjendja bëhet edhe më e rëndë. Topalli, Patozi, Bode, Bregu, Imami, Ruli dhe shumë të rinj të evidentuar në PD gjatë dekadës së fundit janë, në përfytyrimin kolektiv, imazhi real i kësaj force politike, me të gjitha arritjet dhe mëkatet e saj. Dhe të kesh ata pas shpine dhe Ramën përballë nuk është e lehtë. Kështu që me gjasë Lulzim Basha do të jetë i detyruar t’i harxhojë energjitë e PD-së zyrtare më shumë për t’u mbrojtur prej njerëzve që i bëri armiq me zor, sesa për të sfiduar Ramën. Dhe ky nuk është një ogur i mirë për opozitën që nis në shtator.
Edhe më e rënë bëhet panorama po të numërosh pendët që ka lënë rrugës gjeli që fryhet me fitoren e sotme. Po të kthehesh pak në kohë dhe të numërosh zërat publikë që e mbështetën Bashën gjatë çadrës dhe të bësh një bilanc se kush i ka mbetur sot, shifrat janë të frikshme. Nëse në aksionin për zgjedhje të lira dhe të ndershme atij i dolën në krah Fuga dhe Shkullaku, Lubonja dhe Gjekmarkaj për të përmendur vetëm emrat më të spikatur, ata sot janë të gjithë kritikë të ashpër të mënyrës se si Luli u soll me protestën, se si bëri marrëveshje me Ramën dhe në fund se si prodhoi vetë një farsë aty ku e kishte në dorë, në partinë e tij.
Pra në dy muaj, që prej 18 majit, ai ka humbur pothuajse gjithçka. Ai nuk ka pësuar vetëm disfatën më të thellë elektorale që ka njohur ndonjëherë PD-ja. Ai ka humbur mbi të gjitha besimin publik se është një politikan që mbron disa vlera dhe parime. Ai i ka shkaktuar PD-së një traumë përçarëse më të madhe se ajo e largimit të mocionistëve në vitin 1993. Ai ka larguar nga kauzat e opozitës edhe ata zëra intelektualësh publikë, që pavarësisht shantazheve të egra dhe joshjeve financiare të regjimit barbar të Rilindjes i dolën në krah në ditët më të vështira.
Prandaj pyetja që shtrohet sot ështe: si do t’i bëjë ballë Lulzim Basha këtij rregjimi, me një parti të ndarë në dysh dhe pa “ndihmën” e atyre që e mbështesnin nga jashtë deri më sot?
Pa i dhënë përgjigje këtyre dilemave rrezultati i se shtunës nuk ka anjë vlerë. Ngadhënjimi mbi Selamin nuk ka asnjë peshë. Sepse shkrirja e Lulit është fillimi i ngrirjes së frontit opozitar. Prandaj ajo është një fitore qesharake. Një fitore si e Bashës. (Lapsi.al)

Post navigation

Previous: Mesida Doda ka nostalgji per te ndjerin Sokol Olldashi
Next: Zyrtare, edhe ne Velipoje do te ndalohen mjetet lundruese

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
hamdijupe protesta 2026

NGA HAMDI JUPE – Të dashur protestues, boll me bulevardin, uluni shkruani Programin dhe Statutin e partisë suaj!

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.