Nga Blerti DELIJA
Nuk ka perfunduar ende votimi, por sic duken bathet Selami do te humbase ne zgjedhjet brenda PD. Dalja ne nje konference per shtyp e tij pa u mbyllur akoma procesi eshte tregues i qarte se Selami ka humbur perballe Bashes. Ishte e lehte te parashikohej ky fund (gjithmone nese do te jete i tille kuptohet!).
Selami hyri ne nje gare i vetem. Nuk mori mbeshtetje direkte as nga ata qe quhen grupi “anti- Basha” ne PD. Nje sipermarrje shume e madhe per nje parti qe pas Berishes, prej 4 vitesh drejtohet nga nje pinjoll i tij, i mbeshtetur haptas por edhe nendhe nga ai. Nga ana tjeter, Selami ka deklaruar se nuk do te marre asnje post, edhe nese i afrohet, po humbi perballe Bashes. Ne fund te procesit, ku sipas gjasave do te rezultoje humbes, ka vetem dy alternative: kalimin ne grupin “anti- Basha” qe po enderron me shume nje parti se sa t’ja marre PD-ne atij ose, largim nga skena politike aktive. Bonuset e mundshme te krijuara nga fushata per kreun e PD-se, na rastin me te mire jane momentale dhe nuk mund ti sigurojne nje “shtrat te ngrohte” ne gjirin e “anti- Basha”. Pa llogaritur qe Patozi, Topalli e te tjere nuk e kane vleresuar e as mbeshtetur asnje sekonde ne garen me Bashen.
Largimi i Selamit nga politika aktive nuk do te ishte dicka e re. Keshtu i ka ndodhur edhe ne fillim te viteve ’90 pas konflikteve me Berishen. La cdo gje dhe u largua per ne SHBA. U kthye pasi PD erdhi ne pushtet dhe ne nje fare mase, si ai “djali plangprishes” i Berishes. Tashme alternative amerikane eshte pak e veshtire. Selami ka ndertuar nje familje e jete te re ne Shqiperi. Pas ketyre zgjedhjeve, Selami mund te kaloje ne nje lloj “vetengrirje” ne politiken aktive, derisa dikush te kujtohet dhe ta shkrije duke e rifutur ne parlament. “Pensioni politik” i parakohshem i Selamit behet edhe me i lehte nga statusi dhe trajtimi 3- vjecar qe do te kete si ish- deputetet. Nuk perjashtohet ti afrohet edhe ndonje post ne administraten e larte shteterore, aty ku duhet nje “perfaqesues” i opozites.
Por gjithsesi, nga politika aktive, ai do te largohet. Nuk eshte turp te humbasesh nje gare, por natyrisht ka kosto. Selam o Selam!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!