Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla i ka konsideruar shpifje akuzat e deputetit të PD-së, Ervin Salianji se ka udhëtuar 18 herë me charter me një trafikant të rrezikshëm, Mondi Bego. Balla në njëpostim në Facebook thekson se të dhënat e udhëtimeve të tij janë pranë Albcontroli dhe ato mund të verifikohen nga Partia Demokratike.
Numri 2 i PS ka paralajmëruar se do të bëjë një padi të re ditën e hënë ndaj Ervin Salianjit, dëmshpërblim që sipas Ballës do të kalojë në fondin e edukimit.
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruan Balla.