Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Plas “lufta” per letren e Karadese, Demalia: “Bir i oficerit te Sigurimit”, nuk me shantazhoni dot!

ShkodraWeb 21 August, 2017
kadaredemaliadervishi
Nga Ilir DEMALIA
Në vazhdë të luftës së nisur afro tri dekada më parë në lidhje me shkrimtarin I.Kadare, por edhe rolin e intelektualëve, artistëve dhe raportin e tyre me regjimin diktatorial, falsifikimin që i kemi bërë dhe i bëjmë jo vetëm këtij raporti por edhe historisë, publikova para disa ditësh një letër që Kadare i drejton Diktatorit.
E publikova sepse si dëshmitar dhe pjesëmarrës i asaj periudhe, nuk mund të mos revoltohesha kur lexova një intervistë dhënë në Die Welt, kur ky për të mijtën herë manipulon historinë duke na bërë për budallenj.
E botova sepse letra tregon mjerimin e intelektualëve shqiptarë në atë periudhë dhe demaskon gënjeshtrat e Kadaresë që kërkon të paraqitet si disident e kundërshtar i regjimit. Letra flet vetë për shërbimet që i ka bërë Kadare diktaturës, besnikërinë ndaj saj që e çon deri te mbyllja e derës së motrës dhe thirrja gjithë fisit që të bëjë kështu.
E prisja që një tufë sejmenësh që e shfrytëzojnë dhe shfrytëzohen nga Kadareja, si dje dhe sot, do të dilnin të më sulmonin. Midis tyre ngatërrohet nëpërkëmbë një njeri që nuk ka qenë kurrë në radarin tim, Kastriot Dervishi. Bashkë me disa të tjerë ai pretendon se “Synimi i Demaliajt ishte manipulimi i opinionit publik në mënyrë që ky ta shihte Ismail Kadarenë si keqbërës të motrës së vet, për të ndërtuar perceptimin se kur është kaq i keq me të motrën, imagjino si duhet të ketë qenë me të tjerët”.
Sipas Dervishit letra është shkruar për të mbrojtur të motrën. Nuk dua të zgjatem mbi këtë argument. Letra është publike dhe kushdo është i lirë të gjykojë nëse është ashtu si thotë Dervishi apo unë.
Një pyetje kam unë për Dervishin dhe gjithë ata që pretendojnë kështu: nëse kjo letër është shkruar për të shpëtuar të motrën, pse shkruesit e disidencës së Kadaresë duke filluar nga e shoqja vetë nuk e kanë botuar atë për t’ia shtuar vargut të medaljeve prej disidenti, por e kanë mbajtur fshehur? Pse Dervishi e paska mbajtur 15 vjet pa e botuar apo pa ua dhënë këtyre shkruesve? Nuk po zgjatem më me këto argumente.
Këtë përgjigje po e jap sepse në stilin e njohur të Dervishit dhe shokëve të tij, në mungesë të argumenteve, kërkon të më delegjitimojë dhe shantazhojë me biografinë dhe dosjet, dhe ky më duket se është një problem më i rëndësishëm se rasti Demaliaj.
Dervishi shkruan: “Unë nuk jam as bir oficeri Sigurimi apo anëtari të Partisë së Punës, siç më rezulton Demaliaj. Nuk kam as të afërm që të kenë punuar në Sigurimin e as në burgjet e diktaturës”. Shokë të Dervishët nisur nga kjo insinuatë nxituan të më “demaskojnë” duke thënë se letra ka dalë nga njerëzit e Sigurimit. Po ju them nuk më shantazhoni dot dhe as nuk më intimidoni dot mua, as me biografitë familjare, as me kërcënime dosjesh dhe metoda të tjera që po përdorni njësoj si regjimi diktatorial. Do të vazhdoj luftën time kundër kësaj kulture të manipulimit dhe falsifikimeve, dhe operacioneve plastike si qytetar dhe njeri i lirë, jo vetëm nga këtu larg ku jetoj dhe punoj me djersën time si njeri i lirë, por jam gati të vij të ballafaqohem edhe atje me ju dhe padronët tuaj.
Për mua personalisht, Kastriot Dervishi të lodhet se nuk do të gjejë jo një dokument, por një germë që të më komprometojë me regjimin e kaluar apo vazhdimësinë e atij regjimi me padronët e tij. Personalisht kam kërkuar publikisht hapjen e dosjeve nga viti ’90, dhe këtë, jo për të bërë “gjueti shtrigash” por për t’u bërë një katarsis dhe për të kuptuar se si ka funksionuar diktatura që mos të na përsëritet më siç po na përsëritet me Kastriot Dervishin siç po bëjnë dhe me mua.
Kjo është shkelje ligjore në funksion të detyrës dhe normalisht me këtë duhet të merret Prokuroria në qoftë se ka shtet në Shqipëri. Fatkeqësisht dhe shteti, dhe drejtësia, dhe media, janë siç është dhe ish-drejtori i AMPB-së, Kastriot Dervishi. Me çfarë ligji ky njeri ka furnizuar shtypin me materiale të arshivës duke vënë dhe emrin si shkrues dhe kontribuues?
Kë ka furnizuar ky njeri me material shantazhues dhe në emër të kujt padroni apo në çfarë shkëmbimesh e favoresh, e në emër të kujt ligji e ka bërë këtë? Unë tim atë as e kam mohuar kur isha 16 vjeç dhe u arrestua për agjit/prop me nenin 55, edhe pse kjo na u kërkua me këmbëngulje nënës sime, mua e vëllait tim që ishte 13 vjeç, nga kryetari Hetuesisë në atë kohë, Ali Korbi dhe Feçor Shehu ish-zv.ministri Brendshëm, dhe as do ta mohoj për ju që kërkoni të më shantazhoni me faktin se im atë ka punuar si oficer i Sigurimit të Shtetit. Sa të ngjashëm jeni.
Nuk po flas këtu për kalvarin e vuajtjeve se nuk është krenari dhe mburrje persekutimi dhe vuajtjet e mia. Vuajtjet e mia janë parajsë para atyre që u pushkatuan, u burgosën, u internuan, vdiqën kampeve e.t.c. Meqë jemi në këtë pikë, me sa di unë, një listë e publikuar nga ju për njerëzit e hetuesive dhe Sigurimit që kanë torturuar njerëz e kanë kryer krime, emri i tim ati nuk figuron kurrkund, por n.q.s keni dokument që im atë ka qenë shkaktar për arrestimin e ndokujt, torturimin, apo ka vrarë njeri nxirreni. Unë kam kurajën të ballafaqohem. Nuk do të më vijë mirë, por nuk jam përgjegjës unë.
Do t’i kërkoj falje në emër të tim ati viktimës, por nuk do të mohoj tim atë pse ma kërkojnë dervishët një gjë të tillë. Por turpi prapë te ju do të mbetet sepse këto janë metoda të diktaturës. Edhe disa pyetje kam për ju luftëtarë të vonuar të antikomunizmit. Si shpjegohet që mbani një qëndrim të dyfishtë për të njëjtën temë kur gjykoni dhe dënoni këdo si komunist, dhe mbroni, dhe mundoheni të na nxirrni si disident, si të ndjekur dhe persekutuar nga regjimi komunist deputetin e Kuvendit Popullor të regjimit diktatorial, nën/kryetarin e Frontit Demokratik, njeriun që ka vjellë vrer dhe helm kundër kolonës vertebrare kombëtare-antikomuniste, klerit katolik dhe kundër klasave të përmbysura, që ka qindra faqe librash, vargje poezish, artikuj gazetash me emër e mbiemër të tij në përbetimet për partinë dhe Enver Hoxhën, se pa ato ai do të ishte një mediokër një hiç, se në gjakun e tij rrjedh gjaku partisë?
A e dini ju se pas vdekjes së diktatorit ai i dërgoi letër gazetës “Le Monde”: “Populli shqiptar ka një histori të gjatë plot me kurthe, dhe është pikërisht për këtë që ai e din shumë mirë se për cilën arsye ai ndjen dhembje, si ai e çfarë dhe përse ai duhet të jetë në zì. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur përjetësisht me themelet, me historinë dhe me ndërtimin e Shqipërisë së re. Ja, kjo që përcakton dimensionet e figurës së tij, për rrjedhim, zinë e madhe.
Për mua dhe për bashkëvëllezërit e mi është e çuditshme, që gazeta ‘LE MONDE’ (…), ka vendosur me këtë rast deklaratën e një krimineli siç është i biri i ish-mbretit Zog, të kësaj fantazme qesharake, i cili donë të vendosë përsëri monarkinë në Shqipëri, atë monarki që Franca e juaj ka rrëzuar dy shekuj ma parë, atë për të cilën ajo me të drejtë është krenare. Vetëm njerëzit me qëllim të keq mund të dëshirojnë që të bëhet një hap mbrapa në historinë e Shqipërisë.” Meqë jemi në kërkim të së vërtetës dhe hapjes së dosjeve, dhe ju si drejtor keni pasur akses në këto, a ju shkoi mendja të kërkonit dosjen e Renato Rapit dhe ta publikonit atë si krim i regjimit komunist të Sigurimit të Shtetit?
Një dosje identike si ajo e Asllan Rusit, të cilin e mbytën me gjilpëra në psikiatri deri sa vdiq pse e donte vajza e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa Renato është invalid ende sot në Amerikë nga gjilpërat që i përdorën në psikiatri pse e donte vajza e shkrimtarit “disident” Ismail Kadare? Ju “antikomunistët” e 2017 si ka mundësi që bashkëpunoni dhe mbështetni, punoni dhe përbetoheni për komunistin 27- vjeçar Sali Berisha që ju udhëheq dhe ju përdor si patllake? Si ka mundësi që Ismail Kadare merret në mbrojtje sa herë thuhet e vërteta e shkruar nga vetë ai, nga kryehetuesi i Shqipërisë në diktaturë, Qemal Lame, apo ish-bashkëpunëtorë dhe njerëz të regjimit, ku bëni pjesë dhe ju? Në hall të madh ka mbetur shkrimtari për faktin se kush ja bën avokatinë! Mjerim.
Në ç’emër të moralit apo të drejtë i bëni këto? Ja, ja u them unë Kastriot Dervishi ju dhe gjithë sejmenëve, mbrapa dhe para teje, dhe padronëve tuaj, në emër të sundimit të regjimit të djeshëm si vazhdimësi sot duke manipuluar, falsifikuar, shantazhuar, gënjyer, dhe duke abuzuar, dhe rrënuar shtetin siç keni bërë dhe ju me arkivat. Ja kjo është çështja.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Konflikt mes te muturish, 12- vjecari ther me thike 15- vjecarin
Artikull pasardhës: FOTO/ Zjarr ne zonen e mbrojtur te Velipojes, pritet ardhja e helikopterit

TË FUNDIT

prek molla fatmir shpellzaj ok

ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
ervis krymbi takimi arsimi 2026

NGA ERVIS KRYMBI – Bashkëpunimi e dialogu sjell vetëm zhvillim për arsimin në të gjitha nivelet e tij

ShkodraWeb 3 March, 2026 0
qamil qyrezi edi rama 2026

NGA QAMIL GJYREZI – Edi Rama e njeh mirë Shkodrën, ndryshimet në qeveri si “shenjë politike”, “Jepi Cezarit atë që i takon”!

ShkodraWeb 28 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.