Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Art-Kult
  • Kryesore
  • Personazh

PËRVJETOR – Isa Alibali, intelektuali dhe qytetari model i Shkodrës që do të kujtohet gjithmonë me respekt…

ShkodraWeb 2 months ago

83 vjet më parë, Shkodrës do ti vinte një nga intelektualët më të spikatur në fushën e kulturës dhe artis, Isa Alibali. Ai e ka lidhur emrin dhe jetën e tij me Teatrin “Migjeni”, me letërsinë shqipe dhe arsimin në Shkodër. Një mësues i apasionuar, një drejtues i aftë dhe mbi të gjitha një qytetar model, Isa Alibali do të kujtohet gjithmonë me respekt nga ata që e kanë njohur por edhe brezat e tjerë.

I diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar 3 vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj, ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion.

Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”.

Ai është autor i shumë veprave. Për disa vjet, ai ka dhënë mësim për gjuhë-letërsi.

Veprat e Isa Alibalit

– 1997 Në Shkodër të gjithë këndojnë…, i cili përmban histori të krijimit të këngëve shkodrane. Ky është libri i parë që lidhej me këngën shkodrane, si një nga shtyllat e traditës artistike të Shkodrës. Ribotimi i këtij libri u bë në vitin 2011.

– 2002, “Mirënjohje” që lidhet me figurat më të shquara të artit të kultivuar të Shkodrës e më gjërë, si aktorët, regjisorët, shkrimtarët, kompozitorët, këngëtarët, piktorët tanë të shquar, etj.

– 2005,“Prenkë Jakova” trajton jo vetëm jetën e figurës madhore të muzikës shqiptare, që i dha emër të madh Shkodrës, veçanërisht me operën e parë shqiptare “Mrika”, përshkroi jetën e veprimtarinë muzikore të Prenkë Jakovës, por në këtë libër tregohet se si është zhvilluar muzika në Shkodër dhe që është edhe kjo një shtyllë e fuqishme e traditës artistike të qytetit tonë.

– 2007, “Me Tano Banushin dhe humorin e tij”, ku shpaloset jeta dhe veprimtaria artistike – humoristike e kollosit të humorit shqiptar Tano Banushi, si dhe për shumë aktorë të njohur të humorit në Shkodër, që kanë rezatuar vlera në të gjithë Shqipërinë.

– 2011, libri me kujtime “Si e njoha Mirditën” ku paraqiten mbresat nga puna në Mirditë në fushën e arsimit në rininë e autorit, edhe si drejtor i parë i Gjimnazit të parë të Rrëshenit, në vitin 1960.

– 2012, “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën) që lidhet me marrëdhëniet e ngushta midis Shkodrës dhe Kosovës, në histori, arsim, kulturë dhe arte dhe ndikimet e tyre të ndërsjellta. Ky është libri i parë i këtij lloji, që shpreh ndjenjat e dashurisë midis këtyre trevave shqiptare, trafditat e përbashkëta dhe kontributet reciproke ndaj njëri-tjetrit. Libri përmban kujtime, tradita veprimtari, portrete, mbresa, udhëtime turistike, reportazhe e ngjarje të përjetuara larg e afër Kosovës. Ky libër, në kuadrin e viti jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, i kushtohet shqiptarëve të Kosovës, të cilët, përveçse kanë dhënë shembuj të shkëlqyer të trimërisë, qëndresës e të unitetit, kanë bërë edhe edhe një jetë të pasur shpirtërore , duke ruajtur traditat, gjuhën, dinjitetin dhe duke mbajtur gjallë , si gjënë më të shenjtë, ndjenjat e çmuara kombëtare të atdhedashurisë.

– 2015, “Përtej Mjegullës ka Dritë”, Roman, pasqyron fatin e veshtirë të njerëzve gjatë diktaturës si pasojë e ushtrimit mbi ato të Luftës famëkeqe të Klasave, rrugën e mundimeve të shumta të tyre, dhe ndikimin e egër në jetën shpirtërore të personazheve.

U nda nga jeta 19 shtator 2018.

Continue Reading

LAJM PARA: “Kam besim në zbardhjen e ngjarjes”, u dhunua një ditë më parë në prani të bashkëshortes, reagon gazetari Elvis Hila…
LAJM PAS: “Do të kem bashkëpunimin maksimal me të gjithë stafin”, prezantohet drejtori i ri i spitalit të Shkodrës Senad Halluni

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.