Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

PERVJETOR – 8 vjet nga ikja e beftë e Skender Drinit, personaliteti që sfidoi jetën por dhe vdekjen…

ShkodraWeb 2 months ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

8

Bashkudhëtarët e rrugës së jetës janë të paparashikueshëm. Ka që shfaqen e zhduken shpejt; ka që lindin para ose bashkë me ne dhe kur ikin na shkaktojnë plagë të thella. Bashkë me ta vdés edhe një pjesë e madhe e jona. Ka pastaj të tjerë që futen pa u ndjerë, pa na rënë në sy, bashkudhëtojnë me ne baltrave të pista apo rrugëve me diell, duke ngjyrosur edhe panoramën e ditëve tona dhe pa e kuptuar vjen një kohë që janë rritur në ne dhe ne jemi rritur në ta, duke u bërë pjesë e pandashme e sfondit tonë ekzistencial.

Kush na i ka sjellë në rrymën e përditshmërisë sonë disa njerëz, që pastaj nuk hiqen më?

Si janë kombinuar rrethanat e njohjes me ta? E pashpjegueshme. Thuajse një mister. Por ajo që mbetet, është rëndësia e madhe e tyre. Rrezatimi i gjatë dhe i pambarim që projektohet tek ne. Këto përsijatje më shkaktohen tani kur mendoj për Skënder Drinin. Dhe sa herë që mendoj për këtë njeri, përjetoj një ndjenjë krenarie, që e pata mik. E siç ndodh rëndom me njerëzit e çmuar që të mungojnë, shfaqet në mua kompleksi i fajit për çfarë lashë pa bërë në nderimin dhe respektin e tij për së gjalli.

Them me vete: kushdo që të ishte në vendin tim, sado i kujdesshëm dhe i respektueshëm të ishte, prapëseprapë do të linte diçka mangut. Kjo përshtypje krijohet kur përfytyron shpirtin e tij të gjerë, altruizmin e tij të thellë, përkushtimin dhe devocionin për çdo problem të tjetrit, vëmendje maksimale për çdo qenie njerëzore sado e vogël qoftë dhe pastaj erudicionin olimpik dhe talentin e spikatur, që rrallë takohet përgjatë jetës sonë. Individë të tillë janë të rëndësishëm për brezat bashkëkohës dhe ata që vijnë. Kjo, sepse kanë ndërtuar modele artistike dhe njerëzore të spikatura; për vete kanë kaluar në përjetësi, kurse për kulturat e kombeve kanë vendosur stadet e larta të vlerave të vërteta.

Shumë është folur e shkruar për Skënder Drinin, kryesisht nga njerëzit e artit e të kulturës dhe fare pak e aspak nga njerëzit dhe strukturat e politikës. Kjo i bën edhe më nder figurës së tij. Me jetën dhe me vdékjèn e tij ky artist i madh dhe njeri i vërtetë vulosi një pohim të përjetshëm, për të gjithë individët njerëzorë që udhëhiqen nga parimet e moralit dhe idealizmi: “Njeriu paska mundësi të jetojë dhe të vdèsë pa u jargavitur e nënshtruar përballë meskiniteteve dhe intrigave të jetës, duke injoruar çdo joshje tokësore që kompromenton sadopak imazhin fisnik të njeriut”.

Dhe ky është një shembull tepër i rrallë, për të mos thënë i vetëm në përditshmërinë tonë. Për Skënder Drinin si artist flet vepra e tij. Natyrisht ai është nga romancierët më të rëndësishëm të letërsisë sonë dhe po i tillë është edhe në zhanrin e prozës së shkurtër si dhe në eseistikë e në shkrime të tjera publicistike. Mbase ky kalibër artisti tashmë jo vetëm është i rrallë, por thuajse mungon fare në letërsinë tonë. Statura të tilla intelektuale dhe artistike janë të paarritshme. Janë produkte gjeniale talenti, përpjekjesh e vullneti, që nuk përsëriten më.

Por nga ana tjetër, kultura relativisht të vogla si e jona kanë nevojë më shumë se të mëdhatë për kampionë të tillë, që ndërtojnë identitete kulturore dhe skalitin profile etnike. /Nga Zija VUKAJ/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: DOSSIER – “Në ’59-ën më dënuan se dola kampion kombëtar”, deshmia e rrallë e artistit shkodran Gjosho Vasia
LAJM PAS: VIDEO – Ekzekutoi ish- vjehrrin dhe ish- kunatin, merr fund pas tre muajve arratia e 49- vjeçarit në kërkim…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

3 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
  • Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

3 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

4 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.