Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERSONAZH – Ikona e humorit shkodran e shqiptar, Mjeshtri i Madh Besnik Çinari feston ditëlindjen…

ShkodraWeb 8 April, 2026
besnik cinari
Mjeshtri i Madh i humorit shkodran e shqiptar, Besnik Çinari, feston sot 72- vjetorin e lindjes. Një emër i spikatur dhe me kontribute të veçanta, Çinari rreshtohet tashmë si vazhdues i denjë i emrave të mëdhenj si Tano Banushi, Paulin Preka etj.

Besnik Çinari, Mjeshtër i Madh, ka lindur me 8 prill 1954 në Shkodër. Besniku rrjedh nga një familje qytetare shkodrane, e cila gjithmonë ka respektuar dhe ka dhënë kontributin në mbajtjen gjallë të traditave të qytetit.

Që në moshën adoleshente filloi të punojë në ndihmesë sadopak për ekonominë e familjes. Talenti i tij evidentohet që në moshën 16- vjeçare, ku merr pjesë në trupën e estradës së ndërmarrjes “Parku i Mallrave” duke kontribuar për 11 vite.

Përkrahjen më të madhe e mori nga artisti i shquar Pjerin Ashiku. Besa, si e thërrasin të gjithë, nuk e harron kurrë këtë përkrahje e Pjerin Ashikut. Ai para 4 vitesh organizoi një shfaqje mirënjohje për këtë artist të madh.

Shërbimin ushtarak e kryen në Durrës, ku edhe aty aktivizohet në estradën e repartit dhe jo vetëm. Talenti i tij nuk i shpëton vëmendjes së profesionistëve të estradës. Besës i vjen oferta nga regjisori Gjegj Vlashi, që të qëndrojë në estradën e Durrësit. Dashuria për qytetin dhe “detyra” si djali i madh i familjes nuk pranon.

Pas shërbimit ushtarak, ai vazhdon të aktivizohet, tashmë si një nga aktorët kryesorë në pallatin e kulturës “Vasil Shanto”. Këtu mbështetet dhe nga aktori i shquar Gëzim Kruja, i cili e merr në trupën e Duhan Cigares.

Një ditë e rëndësishme për karrierën e tij, është 10 maji i vitit 1982. Besa fillon punën si aktor profesionist në estradën e teatrit “Migjeni”. Në studion e provave të estradës e presin themeluesit e saj, mjeshtrat e humorit Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Bik Pepa, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Drade Xhaj, dhe regjisorin e madh Paulin Sekuj.

Profesionalizmi dhe eksperienca e kësaj trupe ishte një shkollë e madhe për Besën. Ai me talentin e tij e ndjeu veten të barabartë me kolegët, falë dhe dashurisë së tyre. Më vonë kësaj trupe iu bashkuan Edmond Halili, Aleks Selmani dhe Anton Krosaj, si dhe të përhershmit që vinin nga trupat amatore, Gëzim Kruja, Gjosho Vasija, Sandër Ruçi, Muhamet Çekini etj.

Besnik Çinari ka punuar me regjisorë të shquar të estradës së Shkodrës dhe jo vetëm, si me Paulin Sekujn, Edmond Mhillin, Zehrudin Doklen, Arben Haverin, Gjergj Vlashin, Fatbardh Smajan, Arian Çuliqin, Bruno Shllakun dhe së fundi, me Altin Bashën.

Gjatë karrierës së tij 37 vjeçare si profesionist ka marrë pjesë mbi 110 premiera, ka realizuar mbi 500 role dhe pjesëmarrës në mijëra koncerte të ndryshme në të gjitha skenat e Shqipërisë dhe në vende ku jetojnë e banojnë shqiptarët.

Besniku është autor i dhjetëra skeçeve, parodive, kupleteve , tekste këngësh. Besnik Çinari në vitet e fundit e shohim dhe si bashkautor, autor dhe regjisor të komedive dhe varieteve në estradën e teatrit “Migjeni”.

Për veprimtarinë e tij artistike është vlerësuar:

Në vitin 1985 – Medaljen “Naim Frashëri”

Në vitin 2002 – Fitues i çmimit të parë të kamerave të fshehta “Personazhe në kurth” në RTSH.

Në vitin 2008 – Titulli “Mirënjohja e Qytetit”

Në vitin 2017 – “Mjeshtër i Madh”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 prill 2026…
Artikull pasardhës: Arrestohet 38- vjeçari nga Kopliku, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe i dehur, u përplas me makinë…

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.