
Një aksident i çuditshëm është verifikuar paraditen e sotme në mes të Shkodrës, në rrugën “Studenti”, pranë Radio Shkodrës. Një makinë elektrike e policisë bashkiake ka dalë nga korsia e saj, duke kaluar në krahun e kundërt.
Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, makina e policisë bashkiake ka marrë supër xhiro, ka ikur nga kapërcyer bordurën ndarëse të rrugës dhe është përplasur me një veturë tjetër, Volkswagen.
Fatmirësisht, nuk ka patur lëndime në njerëz, ndërsa policia rrugore dhe policia bashkiake, kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe përcaktuar dinamikën e aksidentit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti i Policisë Bashkiake, me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. M.
Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për rastin.