
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shumë informacion për kandidatin për deputet Tom Doshi. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Stojani është shprehur se kërkesa i është dorëzuar ambasadës së SHBA. Sipas tij për Tom Doshin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme informacion të mbledhur nga mediat dhe nga selitë diplomatike.
Ai ka thënë për Report Tv se kandidatëve për deputetë do u kërkohen gjurmët e gishtërinjve.
“Dekriminalizimi ka prekur deri tani 311 subjekte dhe 63 politikanë. Afati për një verifikim kërkon 3 muaj ose dhe më shumë. Partitë politike mund ti kishin sjell emrat edhe më parë për verifikim. Ende nuk kemi nisur letërporosi jashtë vendit për 28 kërkesat e KQZ” ka thënë ndër të tjera për Report Tv, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani.