
Shkruan në Facebook Helidon Bushati, drejtues politik i fushatës së PD- së në Shkodër: Denoncoj para opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare dhunimin e hapur që Ilir Beqaj, për qëllime elektorale po i bën Kodit Zgjedhor.
Sot, nga qendrat shëndetsore të Pukës dhe Fushë-Arrëz është shfaqur në krah të stafit mjekësor duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.
Institucionet publike nuk mund të kthehen në zyra elektorale në shërbim të propagandës rilindase, që sot, rrezikon të infektojë standardet e këtyre zgjedhjeve.
Jemi vetëm në ditët e para të fushatës zgjedhore dhe nuk kanë vonuar të tregojnë fytyrën e vërtetë. Atë të shkeljës së ligjit. Nuk përbën më çudi fakti se Ilir Beqaj shkel ligjin. Shqetësues është fakti se nuk i tremben forcës së ligjit.
LEXONI EDHE: “Heronjtë tanë në këtë kohë pandemie”, Beqaj i përgjigjet Bushatit: Nuk do rresht së falënderuari bluzat e bardha