
Shkrun në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Ndalesa e radhës ishte në fshatin Pistull, Njësia Administrative Hajmel, Bashkia Vau Dejes. Gjatë viteve 2015 – 2019 ne kemi premtuar dhe realizuar disa projekte në këtë fshat.
Rikonstruksionin e shkollave dhe kopshteve.
Asfaltimin e rrugëve.
Pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Taksen zero lekë për vaditjen e tokave bujqësore.
Ndihma per familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe.
Pas 25 Prillit, angazhohem të investojmë në rrjetin elektrik, rritjen e cilësisë së shkollave, subvencione për çdo fermer, blegtor si dhe ndërtimin e Qendres Shëndetësore me të gjitha pajisjet e domosdoshme duke mundësuar një shërbim cilësor dhe efikas.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!