Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ndryshimin e orarit për përditësimin e situatës së koronavirusit në vend. Ndryshimi i orarit të përditësimit vjen si rezultat i rritjes së fluksit të punës dhe zgjerimit të kapaciteteve të testimit dhe për të përmbushur raportimin 24 orë. Ajo që bie në sy, është zyrtarizimi edhe i ERTV- së së kryeministrit Rama si burim zyrtar informacioni për qytetarët.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Pershendetje,
Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi I kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen fcb te Ministres Manastirliu si dhe per median.