Pas rreth një orë bisedimesh në një nga hotelet e kryeqytetit, Luylzim Basha dhe Shpëtim Idrizi kanë njoftuar se tashmë PDIU i është bashkuar koalicionit të PD.Basha i shprehu mirëseardhjen Kreut të PDIU, ndërsa ky i fundit është shprehur se është e nevojshme një opozitë të fortë për t’u ndarë nga tranzicioni i tejzgajtur, siç e ka quajtur ai.
Më herët kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka sulmuar deputetët e larguar nga forca e tij politike, duke thënë se ata nuk e kanë idenë se ç’do të thotë çështja çame. Ai ka thënë se deputetët e larguar nuk dinë se ku është selia e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe se ata janë të blerë nga Partia Socialiste. Idrizi ka kërkuar falje për faktin se nuk i ka kontrolluar siç duhet listat me emrat e deputetëve. Ai ka sulmuar deputetin e Elbasanit, Dritan Bici, i cili hyri në Parlament pasi u largua nga dekriminalizimi ish-deputeti Aqif Rakipi. “Kanë një vit, jo vetëm që nuk kanë fol për çështjen çame, por edhe sot po t’i pyesësh se ku janë zyrat, ata nuk i dinë. Pa dallim, që unë kërkoj falje publike. Nuk e kam besuar dhe menduar se kam para vetëm një Greqi, por edhe politikën dhe qeverinë.
Si kryetar i PDIU-së, nuk e kam parë listën të renditur me emrat në vendet e 4-5, sepse nuk e dija se do shkonim këtu. Ky zotëria ka ardhur i katërti. Me thënë të drejtën, unë nuk e dija. Unë e di që ne kemi qenë shumë të organizuar, por nuk e kam menduar të shoh listën tek i 4 apo 5, por herë të tjera do ta shoh. Ai zotëria nuk e ka ditur fjalën Çamëri, jam i bindur se janë kanë mësuar ata që kanë qenë përpara, sepse jam i bindur se nuk e dinte”, ka thënë Idrizi.