![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/09/votim-pd-m.madhe-2020.jpg?x28643)
Anëtarësia e PD në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës ka përfunduar votimin për kandidatët, ndërsa pjesëmarrja varion nga 60 në 70% në këto bashki.
Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh për deputetë, 39 persona që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje. Bëhet me dije se nga lista e kandidatëve vetëm në Vaun e Dejës dhe Pukë janë përjashtuar nga gara nga 1 kandidat.
Kështu në Pukë u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve. Ndërsa në Vaun e Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin në garë.
Prel Gjoni është ish- kryetari i PD-së në Pukë, ndërsa Marin Tukaj është kryetari aktual i Forumit Rinor të PD në Vaun e Dejës.
Mësohet po ashtu se në Malësi të Madhe janë konfirmuar 5 kandidatët. Aktualisht po numërohen në Shkodër votat e anëtarësisë.
Lista që erdhi për votim nga Komisioni i Vlerësimit në Tiranë
Dega Vau i Dejës
1. GJOK ULDEDAJ
2. MARIN TUKAJ
3. PJETER LLESHI
4. ZEF HILA
Dega Malësi e Madhe
1. ALDO GEGA
2. AUREL MARKAJ
3. ERMIRA COBAJ
4. FATBARDH ZEKAJ
5. RAMADAN LIKA
Dega Pukë
1. ANTONETA ZAJA
2. GEZIM VATA
3. HIL KOLA
4. LODOVIK HASANI
5. NDOC FASLIA
6. PREL GJONI
7. RROK DODA