
Pas rreth 10 ditëve që nuk është shfaqur në publik për shkak të infektimit me Covid- 19, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka bashkëbiseduar sot me të rinjtë. Natyrisht, ka qenë një bisedë përmes lidhjes elektronike me video dhe me audio, ndërsa të rinjtë ishin përballë Bashkisë së Shkodrës, në atë që quhet “Festivali i Rinisë” i orgaizuar nga Word Vision.
Qytetarja e Parë e Shkodrës, fillimisht i është përgjigjur interesit të moderatorëve Aulona Minga dhe Blendi Salaj lidhur me shendetin. Ajo ka thënë se ka shqetësim vetëm kollën, e cila në fakt u vu re edhe gjatë lidhjes me të rinjtë. Në vijim Ademi i është përgjigjur t rinjtë lidhur me investimet në sistemin arsimor, duke u ndalur edhe në terrenet sportive që janë ndërtuar në disa shkolla, në qytet dhe në njësi administrative.
Dalja e sotme, ishte e para me audio dhe me video për Ademin, e cila të hënën e kaluar, u diagnostikua si e prekur me Covid- 19. Në mbyllje të bashkëbisedimit, kryebashkiakja e Shkodrës shprehu kënaqësinë të presë në zyrën e saj dhe të bashkëbisedojë me të rinjtë, të cilët i uruan shërim të shpejtë. /ShkodraWeb Media/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!