
Ish-deputeti i PD- së Shkodër, Bardh Spahia ka publikuar statistikat e testimeve për COVID-19 të Shqipërisë dukue i krahasuar edhe me shifrat e tjera që e rendisin mes vendeve të botës së tretë.
Shqipëria sipas ish- deputetit shkodran, ka 82 mijë e 799, teksa vihet re se më shumë kanë edhe afrikane , si Togo dhe Angola. Me këtë rast Spahia ka ironizuar Ramën duke e cilësuar këtë si një hap galopant në shëndetësi dhe medalje bronzi për numër testimesh.
PUBLIKIMI NGA BARDH SPAHIA
Pas 7 vitesh, Shqipëria bëri një hap galopant ne shendetesi! Në podium, pas Togos dhe Angolës, e treta nga fundi në botë me medalje bronzi për numër testimesh!
Urime zoti Kryeministër!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!