“Pas videos së Veliut, ndihem e…”, Zaida Çobo që iu dhùnúá i biri: Djali jot e ka gjuhën të gjatë, do të prés letrat

Aktorja Zaida Çobo, djali i së cilës u dhùnúá nga policia pasi kishte dalë për xhiro me biçikletë me shokët, ka treguar debatin në komisariat me policin që ushtroi dhùnén bárbàre ndaj të mítùrit.

Çobo shprehet se polici i kishte thënë se djali kishte gjuhën shumë të gjatë. Më tej ai aktorja tregon, se shefi i komisariatit i kishte kërkuar falje në emër të kolegëve.


Zaida sqaron, se në momentin që shkoi në komisariat, nuk e kishte parë videon. Ajo u shpreh se djali i saj është dhùnúar pasi nuk ka dashur që të lërë biçikletën e shokut të tij.

Çobo: Djali më mori leje për të dalë me biçikletë për të takuar një shok. E kishin lënë te Piramida dhe pasi mori leje doli. Takoi shokun dhe donte të ktheheshin në shtëpi, por shoqëruan shokun në shtëpi që e ka nga liqeni.

Pastaj e ndalon policia dhe i thotë që nuk duhet të kalosh këtej. Ky i thotë të lutem të kaloj se nuk e di rrugën të kthehem pas. Nuk është se i njeh mirë rrugët e Tiranës. I thotë polici më jep kartën ID, ndërsa ai i thotë se është 15 vjeç dhe nuk ka. Normalisht polici nuk e beson, dhe i thotë se do ta ndalojnë. Im bir e pyet pse po e ndalon. Në momentin që fëmija bën rezistencë, polici kërkon forcat e tjera. Dhe thërritet patrulla.

Në momentin që erdhën forcat, djali ishte mbi biçikletë dhe nuk donte ta jepte se ishte një shoku dhe kishte frikë se do t’ia mbante policia biçikletën duke dëgjuar edhe gjithë këto lajme në karantinë, jo bllokonin motorë e biçikleta.

Në momentin që ai nuk ka pranuar të zbresë nga biçikleta është ushtruar dhúnè. Rreth orë 17:10 e marr djalin që të vinte në shtëpi të hante bukë. I them ku je se kam gatuar gjëra të mira. Ky me zë të mekur më thotë se është në polici. I them më jep një oficer policie, por polici i thotë se nuk na lejohet të flasim me prindërit. Nga momenti që ai ishte 15-vjeç, duhet të më merrni mua në telefon ose psikologen.

Më thotë djali jam te Komisariati nr. 2. I them policit që keni shoqëruar 2 fëmijë 15 vjeç në polici. Aty ishte po ky polici që kishte dhùnúar djalin, por unë nuk e kisha parë videon. Ai më thotë se djali yt e ka gjuhën shumë të gjatë dhe tha se do i pres edhe letrat. Unë i them se çfarë ka bërë, mos ka vrárè, e ai më thotë se ka kundërshtuar policinë.

Ndërkohë vjen shefi i policisë dhe i them që keni marrë dy fëmijë 15-vjeçarë dhe ai më tha që të kërkoj ndjèsé për këta dhe i liron dy fëmijët dhe djali im më puth në faqe. Po unë e pyes pse duhet të të puth dhe ai më tha se kur të vënë shqèlmin në grýkë duhet të përgjigjesha. Dhe kishte ënjtje në kokë. Aty u ácàrova”, tha ajo në “360 Gradë” në Ora.

Ajo komenton edhe videon e publikuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili tha se djali vinte nga një familje problematike.

“Tani më shumë se kurrë ndihem e cénúar. Nëse deri dje ndjehesha e sigurt, nga videoja që nxori Ardi Veliu jam e cénúar. Unë po luaja në një film që më kishin vrárè djalin, por kisha pìstóletë lodër.

 ABCOM ║ VODAFONE