Gazetari Artan Hoxha thotë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili deri pak javë më parë lëvizte me biçikletë për në punë, tani shkon në bashki me éskòrtë të Gardës së Republikës.
“Një nga administratorët lokalë që dukej më i qetë dhe më i sigurt, që dilte në punë dhe në ekran me biçikletë, që na rekomandonte të ecnim me biçikletë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kam parë prej dy-tre javë që ruhet nga Garda e Republikës, ka éskòrtë. Procedurat standarde vijnë për shkak të situatave jo normale”, tha Hoxha në “Opinion”