Në prag të zgjedhjeve, dhe nën presionin e kohës që nuk pret, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur ti japë fund situatës së vështirë politike në strukturat e partisë në Qarkun Shkodër.
Kryeministri ka vendosur që në drejtimin politik të kryqendrës së veriut të caktojë Ilir Beqajn. Strukturat e këtij qarku ishin pa një drejtues politik prej më shumë se një viti, kur Valdrin Pjetri, i sapocaktuar nga Rama kandidat për bashkinë dhe drejtues për qarkun, u këput nga ligji i dekrímìnalízimit dhe shkëputi lidhjet me Partinë.
Rama nuk riktheu në këtë pozicion drejtuesin e mëparshëm, Ditmir Bushati, teksa kritikat e ish ministrit kanë qenë të forta ndaj qeverisë. Vendimi që Ilir Beqaj të udhëheqë socialistët e qarkut Shkodër do të zyrtarizohet në asamblenë socialiste
Në këtë mënyrë, Rama duhet të gjejë një drejtues të ri politik edhe për qarkun Kukës ku deri tani operonte Ilir Beqaj. /ABC News/