Në një njoftim për mediat, Klubi i Basketbollit Vllaznia bën me dije se është nënshkruar kontrata me trajnerin e ri për sezonin 2020- 2021. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ai është Afrim Bilali, aktualisht edhe trajner i Kombëtares shqiptare, më heret trajner i Goga Basket.
“Klubi i Basketbollit Vllaznia me ambicien për fitimin e trofeve kombëtarë për edicionin 2020-2021 njofton të gjithë opinionin publik se ditën e sotme ka formalizuar me nënshkrimin e kontratës marrëveshjen e arritur me trainerin e Kombëtares Shqiptare të Basketbollit z.Afrim Bilali. Trainerit Bilali i urojm suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët për fitimin e trofeve.”, thuhet në njoftimin e Klubi i Basketbollit Vllaznia.