Thomas Brdariç dhe Matko Djarmati kanë qenë arkitektët e Vllaznisë të këtij sezoni që lamë pas, madje drejtori kroat shikohet si personi që ka ndikuar në përforcimet në verë.
Djarmati ushtron detyrën e drejtorit sportiv te Vllaznia, por tashmë kontrata e tij ka përfunduar. Presidenti Alban Xhaferi, i pyetur në lidhje me të ardhmen e drejtorit Djarmati, nuk dha një përgjigje, duke lënë të nënkuptohet se me shumë mundësi bashkëpunimi mes palëve do të mbyllet.
Megjithatë mësohet se, Vllaznia ka vendosur të ndahet nga drejtori sportiv, Djarmati. Klubi shkodran do të diskutojë në vazhdim dhe mësohet se ata do të rifillojnë çdo gjë, duke konfirmuar largimin e Djarmatit.
Kështu, në vazhdim mbetet për t’u parë se kush do ta zëvëndësojë Djarmatin, teksa një emër i lakuar ka qenë edhe Elvis Plori, por një gjë e tillë do të marrë verdiktin e duhur shumë shpejt. /Nga Maringlen ZHIVANI/