
Miku im, jo Bajrami, por sikur Muhamedin o Krishtin të kishe zgjedhur për atë post, nuk do të shndërrohej në president i gjithë shqiptarëve e aq me pak kryetar shteti.
Jo se unë dhe shqiptarët nuk besojmë në vullnetin tënd të mirë e në përzgjedhjen tende të DUHUR, por sepse ky president, si paraardhësit e tij ka lindur gjysmak. Nuk është zgjedhur nga parlamenti, është emëruar nga Ju, firmosur nga kazerma, “gjysma e ushtrisë së gjallë “. Pra problemi nuk është Bajrami, Hasani apo Hyseni, çështja është METODA. Per pasojë, ky presidenti nuk mund të jetë më shumë se NOTER i naltmadhnisë e avokat i qeverisë. Që do të thotë akoma larg shetit demokratik dhe gjithnjë e më afër shtetit personal monarkik AUTOKRATIK.
Sidoqoftë, urime presidentit të gjysmës së gjallë të Shqipërisë, e ngushëllime gjysmës tjetër “të vdekur”!
Miku im Maestà, ti ke bërë plotë gjëra të mira e të vyera në Shqipëri e për shqiptarët. Janë të dukshme e të prekshme për këdo. Por, në të njëjtën kohë, ME o PAdashur je duke bërë një dëm të madh shoqërisë shqiptare, sot “të padukshëm” që nesër, do t’ja dëgjojnë avazin.
Tendenca autokratike e POZITËS kazermë ku dëgjohet vetëm një zë, dhe OPOZITA “e vdekur” ringjallur në gjenezë, janë dëmi i dukshëm imediat i prekshëm. Për dëmet e tjera të padukshme në dukje, do të shkruaj një herë tjetër.
Miku im gjigant, nuk kam pikën e dyshimit që ti sheh larg, shumë larg, por nuk jam po aq i sigurtë nëse sheh çfarë ti shkel me këmbë.
… një pemë e madhe bën edhe dhe hije të madhe…
… nga fëminija, më kujtohet një arrë e madhe, nën hijen e së cilës luanim e zbaviteshim. Është ende, më e madhe akoma e vit për vit plot me kokrra.
As atëherë kur isha fëmijë e as tani në pleqëri, nuk kam parë të MBIJË ndonjë bimë e hajrit në hijen e saj. Te lulezoje jo e jo. Madje kam provuar të mbjell por asgjë nuk ka zënë “për fajin e saj”…
… e ç’faj ka e ngrata arrë që harliset për ditë e çdo vit? Asnjë faj, është e drejta e saj, që ligji/FORCA e natyrës i’a ka falë… /Nga Xhovalin DELIA, publikuar në Facebook/