Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

Partia Republikane vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, kërkon rrëzimin e aktit normativ që pengon tubimet politike

ShkodraWeb 3 years ago

Partia Republikane ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e aktiviteteve dhe tubimeve politike.

Përmes kësaj kërkese kjo parti e cilëson të padrejtë këtë masë të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, që nuk lejon grumbullimin e më shumë se 10 vetëve në një ambient, në një kohë kur duhet të nisnin organizimet dhe takimet për nisjen e fushatës elektorale. Duke argumentuar këto pakënaqësi, PR e konsideron sjelljen e Komitetit të Ekspertëve me dy standarde, sa kohë që lejon punimet e Kuvendit, dhe nga ana tjetër ndalon grumbullimet e 10 apo më shumë personave.

Sipas PR-së, sjellja në raport me aktivitetet e opozitës është shumë e ndryshme në krahasim me ato që bën sot qeveria apo institucione të tjera në varësi të saj. Partia Republikane e mbyll shkresën duke kërkuar shfuqizimin e vendimit, pasi e cilëson si akt antikushtetues.

“Partia Republikane Shqiptare (kërkuesi), si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike.

Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesin dhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve. Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet”, thuhet në kërkesën e drejtuar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Continue Reading

Previous: EMRI – Ishte zhdukur prej një jave pasi kishte dalë për peshkim, gjendet i pajetë në breg të detit 32- vjeçari…
Next: EMRAT – Hidhet në Presidencë shorti për antarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ja kush u zgjodh…

TË FUNDIT

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • Anëmbanë

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…

6 hours ago
“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

6 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

7 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • “Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • “Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

TË FUNDIT

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • Anëmbanë

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…

6 hours ago
“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

6 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

7 hours ago
VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Kryesore

VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.