Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka paralajmëruar të reja të tjera ditët në vazhdim, ku sipas tij, qeveritarë janë të përfshirë me krimin dhe trafikantët.
“Rama e Tahiri ndejeshin të pamposhtur deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim sepse po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur kontrollin ndaj saj. Ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera, që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve dhe Ramës në mbështetje të krimit e trafikantëve”, tha Basha./shqiptarja/