Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Opozita cakton protestën e rradhës, Basha ish- deputetëve: Mos rrini në kafe, takoni njerëzit në terren…

ShkodraWeb 26 March, 2019
basha proteste 16 mars 19

Opozita ka vendosur ditën e protestës së radhës. Mësohet se opozita ka vendosur që të thërrasë protestë të enjten para parlamentit. Mësohet se protesta do të nisë në orën 9:30, ndërsa në 10 është parashikuar të nisë edhe seanca parlamentare.

Deri tani, nga 16 shkurti opozita ka organizuar 6 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 21 mars para parlamentit. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke i hapur rrugën e integrimit europian. Në disa protesta të zhvilluara ka pasur edhe përplasje dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, e gjithashtu ka pasur protestues të arrestuar.

Një ditë më parë Basha mblodhi Grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike ku kërkoi angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.

Demokratët janë të vendosur të protestojnë sa herë ka Parlament. Prandaj edhe Basha e ka ndalur fokusin e bisedës së tij pikërisht tek angazhimi që duhet të ketë grupi e Kryesia për protestat.

“Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”,- mësohet të ketë thënë Basha ndër të tjera para ish-deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: KQZ jep mandatet edhe për tre deputetë, mandati i LSI-së në Shkodër merret nga vajza e muzikantit të njohur…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT/ Dy makina përplasen me njëra- tjetrën, humb jetën një shtetas në Lezhë… (video)

TË FUNDIT

adriana kalaja jorida tabaku 2025
  • Kryesore

“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate

ShkodraWeb 20 May, 2025
sali berisha abi malltezi 2023
  • Aktualitet

GJKKO kalon dosjen për gjykim Berishën dhe Malltezin, të pandehur edhe Bektashi, Begeja e Pustina…

ShkodraWeb 19 May, 2025
tronin dedaj sali berisha 2025
  • Kryesore

NGA TONIN DEDAJ – Doktor, të uroj realizim misioni…ndoshta tërheqja është opsioni më i mirë…

ShkodraWeb 18 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.