KQZ jep mandatet edhe për tre deputetë, mandati i LSI-së në Shkodër merret nga vajza e muzikantit të njohur…

Ditën e nesërme KQZ-ja do t’u japë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së. Këta tre kandidatë janë Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër. Barova ishte e treta në listën e LSI-së së Qarkut Shkodër dhe pas refuzimit për të marrë mandatin e lënë nga Agron Çela në bllok me opozitën, nga i dyti në listë Dritan Ylli, ajo ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit duke pranuar të futet në Kuvend. Me këtë veprim, LSI do të vazhdojë të përfaqësohet në parlament nga lista e Shkodrës.

Amra Barova është vajza e instrumentistit, kompozitorit dhe aranzhuesit të njohur të muzikës, mjeshtrit Luan Barova i cili u nda nga jeta në vitin 2002. Kështu me këta tre emra të rinj që do të betohen si deputetë, numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të shkojë në 99.