OPINION/ “Vazhdo të livadhisësh deri të shtunën si Robert Çamçakizi…”, kryetarja e Bashkisë Shkodër i përgjigjet Ramës…

Kryetarja e Bashkis Shkodër Voltana Ademi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e ka përmendur gjatë një takimi elektoral në Cërrik. Ademi ka zgjedhur ti drejtohet me një shënim në faqen e saj zyrtare në Facebook, me tone aspak të qeta. Kryebashkiakja e Shkodrëa i ka kujtuar Ramës përgjimet e fundit të “Bild”, por e ka paralajmëruar edhe për protestën e opozitës të shtunën. Qytetarja e Shkodrës është shfaqur mjaft e motivuar, ndërsa nuk ka munguar ti hedhë poshtë krahasimin e preferuar të Ramës të Shkodrës me Vlorën. Më poshtë, postimi i plotë i Ademit.

Ai që sot shqiptarët po e njohin si kryeministër i bandave, qenka habitur nga deklaratat e mia për molotovin ndërsa në tentativë. për t’iu fshehur përgjimeve të BILD, mundohet të përdorë si “gjethe fiku” bezen e shishes imagjinare me benzinë.

Partneri në krim i bandave, e jo vetëm të Shijakut, i cili prej 2 ditësh nuk di ku të fusë kokën dhe si struci endet nëpër ranat e vendit, e di mirë se kësaj here nuk ka shpëtim nga e vërteta. Përgjigjen më të mirë, Edi Rama do ta marrë në protestën e opozitës së bashkuar të shtunën, ku do të jem e pranishme edhe unë. Pa molotov ish-kryeministër, por me bindjen e plotë se ti nuk e ke më vendin në kryeministri, por në qeli. Numrin e qelisë zgjidhe vetë, mundësitë e tua janë vetëm 2, 339/1 ose 184. Këto dy numra janë shpëtimi yt i vetëm.

Paske bërë sot krahasime mes Vlorës dhe Shkodrës dhe paske thënë se ata ndryshojnë si nata me ditën. Po, e vërtetë është se në 6 vjet miliardat e shpërdoruara përmes “rilindjes tënde urbane”, e kanë kthyer “lungomaren” në një moçal, ndërsa edhe pa sadakanë tënde, Shkodra sot nuk krahasohet me surrogaton e çmendurisë tënde arkitekturore e urbane. Të paktën kaq e kisha në dorë, mos të të lejoja ty ta shkatërrosh Shkodrën time, siç ke përdhunuar me pllakat majolike qytetet ku qeveris ti.

Të paktën e kisha në dorë të mos të të lejoja ty të shkatërroje Kalanë e Shkodrës, siç shkatërrove Torrën Veneciane në Durrës për tê ngulur aty beton 6 milionë euro.

Ti flet për derexhen ku është katandisur sot opozita duke mu referuar mua, por shqiptarët e dinë se e vetmja derexhe ku është katandisur vendi është ajo që ke gatuar ti dhe bandat kriminale te tua në çdo qytet të vendit. Ti flet për mua si kryebashkiake, ndërsa ke futur si kanditat në bashki eninstitucione ushtarë të përgjëruar të kriminelëve. Ti flet për mua si kryebashkiake ndërsa modeli yt është modeli i Durrësit e i Kavajës. Halli i madh ta ka mundur edhe cikërrimën e arsyes. Por nuk më vjen aspak keq që nuk mundem ne të ndihmu. Sa për kush është kush, jam e sigurtë që përgjigjen do ta japin qytetarët. Kështu që deri të shtunën vazhdo të livadhisësh nëpër Shqipëri si “Robert Çamçakizi” dikur. /Postuar në faqen zyrtare në Facebook të Voltana Ademi/

Loading...