Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Spërklat e pushtetit abuziv…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Pikërisht në ditën që shqiptarëve u është kërkuar mbajtja e detyrueshme e maskave (ose në të kundërt do të perballen me gjoba të konsiderueshme për xhepin e tyre të shpuar), kryeministri i Shqipërisë ka vendosur t’u hakërrehet gazetarëve e të ftuarve të tjerë në një emision televiziv duke thyer edhe rregullat e distancimit social.

Duke menduar se çjerrjet e britmat që e karakterizojnë komunikimin e tij ishin të pamjaftueshme, ai ka vendosur të ngrihet, të thyejë rregullat e pandemisë, që i ka vendosur vetë dhe t’u përplasë në fytyrë gazetarëve… gjithçka.

Shkaku: Nuk i pëlqejnë pyetjet e gazetarëve!

Komunikimi abuziv dhe bulist i kryeministrit nuk është një dukuri e re. Në qoftë se ai nuk do të ishte në këtë post te rëndësishëm, ky do të ishte një problem me të cilin do të përballej veç familja a miqtë e vet. Por ka “qëlluar” që ai drejton një qeveri, përfaqëson shtetin shqiptar dhe mbi të gjitha shfaqet nëpër ekrane ku e shikojnë i madh e i vogël. Ndërsa të rriturit mund të bëjnë vlerësimin e tyre nëse ky model i përfaqëson ata dhe vlerat e tyre, cili është taksirati i fëmijëve, nxënësve e studentëve të përballen me një model të tillë? Si mund te largohen nga mendjet e tyre fanepsje e lajthitje te tilla?

Shkollat, gjimnazet e universitetet shpenzojnë burime e energji me vite të tëra për edukimin e brezave të rinj, përpjekje këto që shkojnë në kosh sa herë që figura publike sillen në mënyrë të tillë, fare të padenjë për një komunikim etik në vitin 2020.

Hakërrimat e kryeministrit duhet të jenë objekt masash disiplinore dhe ndëshkimi nga institucionet shqiptare sepse ai në mënyrë sistematike intimidon gazetaret, kundërshtarët politikë dhe qytetarët e thjeshtë që guxojnë të ngrënë pyetje, të japin mendime dhe të sfidojnë mënyrën tij te të menduarit e të vepruarit.

Hakërrimat e tij duhet të jenë objekt ndëshkimi edhe nën masat anti-covid që ai i ka projektuar e aprovuar vetë.

Spërklat e pushtetit abuziv shpërndahen pa mëshirë në fytyrat e shqiptarëve sot dhe duket se janë bërë po aq të rrezikshme sa edhe ato të Covid-19. Është detyrë e çdo qytetari që ashtu sic vë maskën per tu mbrojtur nga Covid, ashtu duhet të refuzojë te degjojë e shikojë këtë model te papranueshëm te komunikimit me publikun. /Nga Iva GRILLO/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Shfaqja “Gishtëza” rikthen teatrin e kukullave në Shkodër pas 8 muajve ndërprerje nga pandemia…
LAJM PAS: OPINION – Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë…ose kur gazetarët të hedhin në knoc down…

TË FUNDIT

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • Aktualitet

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 4 shkurt 2023…
  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

TË FUNDIT

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • Aktualitet

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…

3 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 4 shkurt 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 4 shkurt 2023…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.