Kur gazetarët të hedhin në knoc down…
E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese , denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët . Intimidoj, fyeu e shau, cilin do që i erdhi ndërmend . Nuk kursee zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument.
Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoj në përballjen me Z. Shullaku . Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmoi! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin.
Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët , intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri ,po kudo ne botë! Dhe të mendosh që ky mavri – mavi drejton edhe OSBE… Pu pu pu ( do të thoshte Jovan Bregu).
Pu pu pu cfarë kohesh po kalojme.
Dikur kishim burra shteti , sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se : “Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë”.
Lumi që mori Vunonë , po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë. Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjet e te madhit Dritero: “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë”.
E unë ne fakt e kam shok fëmijërie… /Nga Nora MALAJ, ish- deputete e LSI- së/