Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Simbolika e vizitës së “sulltanit” të ri të Turqisë në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skenderbeut…

ShkodraWeb 17 January, 2022
erdogan skenderbeu hungari

Mediat ndërkombëtare, të njohua e më pak të njohura, e konsiderojnë prej vitesh si “sulltanin” e ri të Turqisë. Rexhep Taip Erdogan, ka monopolizuar të gjitha pushtetet në vendin e tij, shembull që po përpiqet ta ndjekë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit, nuk e ka fshehur asnjëherë vlerësimin deri në admirim për Presidentin e Turqisë.

Sigurisht, Perandoiria Osmane të cilës i referohet shtypi botëror për të vendosur epitetin “sulltan” për Erdogan, nuk ka asnjë lidhje me Turqinë e sotme. Në kuptimin e shtrirjes gjeografike por edhe të imponimit me anë të shpatës. Ai që sot po cilësohet neo- otomanizëm dhe që ka për përfaqësues “par exellence” pikërisht Erdogan, po përhapet butësisht, sidomos në Ballkan.

Qenia e një pjesë të konsiderueshme të banorëve në këtë rajon të besimit të njejtë me atë mbizotërues në Turqinë e sotme, konsiderohet si pikë force për këtë qëllim. Për ta realizuar atë, shfrytëzohet jo vetëm ky faktor, por edhe arti e kinematografia turke, e cila është në një ekspansion të jashtëzakonshëm. Telenovelat kanë pushtuar të gjitha ekranet, “lavdia” e Perandorisë Osmane është kryetemë por për kontorno, rrëfehet edhe Turqia moderne. Ndërsa në Mesjetë, falë edhe rezistencës së Gjergj Kastriotit, Perandoria Osmane nuk e kaloi dot Adriatikun, sot me telenovela Turqia ka mbërritur edhe në Itali. Natyrisht, edhe në kuadër të globalizmit dhe shkëmbimit të vlerave të qytetërimeve.

Shqipëria, duket se është tokë pjellore për përhapjen e neo- otomanizmit, jo vetëm si frymë. Pas termetit të 26 nëntorit 2019, Turqia e Erdogan ishte shumë e gatshme të ndihmonte vendin tonë, në emër të një vëllazërie që zë rrënjë në Mesjetë. Ky është koncepti që mbrohet edhe nga kryeministri Rama. E për ta justifikuar, rreth 5 shekuj pushtim lihen në plan të dytë e flitet për dhjetra e qindra vezirë e kryevezirë, pashallarë e jeniçerë që drejtuan Perandorinë Osmane duke qenë me gjak shqiptarë. Kolaboracionistët, edhe pse term i futur shumë vonë, sigurisht kanë ekzistuar edhe në Mesjetë, edhe para saj e pas saj.

Për t’iu rikthyer ndihmës (që duhet vlerësuar e falenderuar) të Turqisë për termetin e 26 nëntorit 2019, zona për të investuar në rindërtimin e banesave ishte ajo e Kurbinit. Impakti i parë është ai që shumica prej nesh e kanë parë apo mund ta shohin akoma dhe që lidhet me filmin më shumë historik se të soc- realizmit me titull “Balada e Kurbinit”. Teksti i Kadaresë i kthyer në një vepër kinematografike, tregon politikën shfarosëse të Perandorisë Osmane në Shqipëri, duke u perqendruar në Kurbin. Duke i shtuar këtyre edhe zërat (akoma të pakonfirmuar) për ndërtimin e një xhamie në këtë zonë, është e qartë çdo gjë.

E ndërsa jemi në kuadrin e hamendësimeve për sa më sipër, fakt është se sot një shesh në Kurbin do të marrë emrin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Nuk do të kishte asgjë të keqe. Rrugët e shesheve e rrugëve të Shqipërisë, janë të mbushur me emra presidentësh, ish- presidentësh, ish- kryeministrash e të huajsh me lidhje e kontribute shumë të cekëta me vendin tonë. Një emër më shumë apo një më pask, sidomos pas kontributit për zhdukjen e pasojane të termetit të 26 nëntorit 2019, nuk prish asnjë punë.

Simbolika e zgjedhur, në ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar, të pakontestuar as nga diktatura komuniste, Gjergj Kastrioti, është e gabuar për të mos thënë dashakeqe. Edhe pse ngjarja ka ndodhur 554 vite më parë, ditëvdekja e një heroi të këtyre përmasave, nuk mund të jetë ditë feste për Shqipërinë e shqiptarët. Sepse sot, ditë feste është e do të jetë të paktën për Ramën, Erdogan dhe ata qindra familje që do të marrin nga duart e Erdogan çelësin e shtëpisë së tyre. E kur kjo ndodh me praninë e atij që konsiderohet gjërësisht nga bota përendimore si “sulltani” i ri i Turqisë, përhapës i frymës neo- otomaniste, me 17 janar 2022, nuk mund të konsiderohet veçse provokim për krenarinë tonë kombëtare.

E vështirë të besohet se zgjedhja e datës ishte rastësore. Po kaq e vështirë të mendohet se pikërisht sot, përfunduan të gjitha banesat dhe ata fatkeqë, nuk duhen lënë një ditë më shumë jashtë tyre. Duket si gjithçka është në linjën që vazhdon prej mëse 30 vitesh, e ngjashme me heqjen e bustit të Gjergj Kastriotit në Pallatin Mbretëror apo të Brigadave gjatë një vizite të mëparshme të presidentit Erdogan në kohën kur president i Shqipërisë ishte Bujar Nishani.

Ne e eksportojmë me krenari simbolin tonë kombëtar në vende të ndryshme të botës, përmes busteve apo edhe emrave të shesheve e rrugëve por nuk i japim vlerën që meriton brenda kufijve tanë shtetërorë. Shqetësohemi se imazhi i tij nuk ka dalë aq i bukur sa e duam, i plazmuar në një memorial jashtë Shqipërisë, por nuk shqetësohemi që ditëvdekjen e tij nga sot, po e zëvendësojmë me një ditë feste në Kurbin.

Ndoshta jemi një nga kombet më të vjetra të Europës por na duhen edhe shumë shekuj për ta kuptuar e për tu rritur. Mbi të gjitha, për të mësuar të respektojmë veten, vlerat tona. Sepse ashtu do të na respektojnë e vlerësojnë më shumë edhe të huajt. Çfarë të keqeje do të kishte nëse një bust i Gjergj Kastriotit të vendosej edhe në një qytet turk? A nuk ishte në fillesat e tij një luftëtar që me shpatën e tij, i solli jo pak fitore edhe Perendorisë Osmane?! Skenderbej është emri i tij i dytë… Mos harroni, asnjë perandori, as ajo romaka dhe as ajo osmane, nuk u ndërtuan në një ditë! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 17 janar 2022…
Next: FOTOLAJM – Vizita e presidentit Erdogan në Shqipëri, dhjetra të rinj e presin në RInas me flamuj në duar…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.