Nuk i bëhet vonë, që Covid-19 tashmë përhapet pa asnjë pengesë në vend!
Nuk i bëhet vonë, që situata ka dalë jashtë kontrollit e dy Spitalet Covid janë përtej kapaciteteve, sepse Edi Rama nuk di të shkojë përtej premtimeve propagandistike, e as skuqet, as zverdhet edhe kur gënjen me zë e figurë!
Nuk i bëhet vonë, që pasi i karantinoi për javë të tëra shqiptarët, duke i dhënë goditje të rëndë ekonomisë e biznesit, e çoi dëm atë sakrificë, pasi nuk përgatiti infrastrukturën për hapjen, dhe kjo do sillte rritje të infektimeve!
Nuk i bëhet vonë edhe kur sheh si të gjithë ne, në media sesi familjarë të të semurëve me Covid po blejnë barna dhe pajisje për të afërmit e shtruar në dy spitalet e QSUT- së!
Nuk i bëhet vonë që personeli shëndetësor po përballet jo vetëm me mbingarkesën, por edhe koston emocionale demotivuese që sjell një braktisje e tillë nga shteti!
Nuk i bëhet vonë, se as që i shkon ndërmend të cënojë koncesionet e PPP-të, të cilat pikërisht në këtë kohë pandemie zbuluan se efekti i tyre në shëndetësi është jo zero por shkatërrues, ndërsa përfitimi është vetëm për pak xhepa të pangopurish!
Nuk i bëhet vonë, se nuk ka as edhe një fjalë, qoftë edhe për fasadë, për viktímat e Covid nën regjimin e tij.
Nuk i bëhet vonë, as për shqiptarët që po tortúròhen në rradhë të gjata e temperatura afrikane, rrugës për Greqi. Për turp, Edi Rama po i mbyll sytë dhe gojën për të drejtat e qytetarëve te vet!!
Nuk i bëhet vonë dhe si zakonisht përgjegjësinë do e hedhë tek të tjeret, tek qytetarët e “ushtarët” e gatshëm për sakrifica!
Por duhet t’i bëhet vonë për neverinë që u ka krijuar shqiptarëve, të cilën e derdhin në media e rrjete sociale, sepse gati 8 vjet rrena e propagandë, nuk gënjejnë më askend, as ata me të cilët rri tavolinave dhe me pas i tregojnë si barsoleta, sjelljet e kryeministrit të renduar nga pesha e borxheve që i ka qytetarëve të vet! /Nga Bardh SPAHIA/