Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

OPINION NGA ZEF GJETA – Festimet dhe krismat…

ShkodraWeb 1 week ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

56

Kur po shkruaj në lidhje me këtë fenomen, më kujtohen kohët e fëmijërisë time, pasi jam rritur me politikën dhe propagandën e Partisë së Punës: “i derdhim armikut plumbin në gojë”, “shqiptari ka të pandarë pushkën”, “plumba armikut” e të tilla pa fund. E kuptoj, propagandë hesapi, mënyrë për të marrë mendjet e njerëzve e për të mbajtur pushtetin…

Iku ai sistem e po mundohemi të ecim, të zhvillohemi, por edhe të ndryshojmë për mirë, të zhvillohemi në mënyrë demokratike, paqësore, ligjore, të kulturuar… por, … erdhi ’97 e armët dolën sheshit. Krisma ngado: automatik, pushkë, e deri edhe mortaja, frikë, situatë e nderë…

U duk se u rregullua situata, e vërtetë është përmirësuar mjaft. Po, si t’ja bëjmë që ka përsëri armë sheshit. Uroj që mendja e mbajtësve të tyre të kthjellohet e ti dorëzojnë. Por shpresoj shumë që edhe masat shtetërore të jenë më të ashpra për ti larguar ato nga jeta civile, nga shtëpia, nga ambjetet e përbashkëta e të vendosen në magazina.

Megjithë këtë situatë të “mbarsur” me armë e krisma, mesa duket ne nuk arrijmë të “ngopemi” apo të “bëjmë mjaftueshëm qejf e ta mbyllim këtë kapitull”. E them këtë pasi për çdo festë, shpërthejnë fishekzjarret, të cilat përgjithësisht janë me krisma që variojnë nga të përmasave të vogla, të mesme e deri të mëdha. E kur them të mëdha, kuptoj fishekzjarre të rrezikshme si për zhurmën që bëjnë (krisma të tmerrshme), efektet e dritave/ndriçimin që ato përhapin (dhe veçanërisht mundësinë për të iniciuar zjarr), ashtu edhe në rrezikshmërinë që kanë në lidhje me lëndimin e njerëzve, deri në mundësi të humbjes së jetës.

Për të gjithë njerëzit që banojnë në Shqipëri, e dinë situatën, pasi e kanë përjetuar që duke filluar një javë a dy para vitit të ri, apo edhe të festave të tjera të rëndësishme, fillojnë të dëgjohen gjithfarë shpërthimesh e krismash, ditën e natën, orar e pa orar, vend e pa vend. Dhe është mjaft e çuditëshme: këdo që pyet (edhe të pasurit e këtij vendi), të thonë që po bëhet gjithnjë e më vështirë, që ekonomia po “tkurret”, se e nesërmja nuk është e sigurtë, etj. E pikërist në këto kushte, familje të varfëra apo mesatare, ia lejojnë vetes, tu japin fëmijëve paratë për të blerë fishekzjarre. Jua japin paratë e nuk shqetësohen fare se ku i blejnë, të cilës madhësi i blejnë, dhe ku i zhpërthejnë.

Pikë së pari, duhet thënë se kjo është një çmenduri vetëm shqiptare: nuk kam parë e as dëgjuar që në ndonjë vend tjetër festimet me fishekzjarre të zgjasin dy javë a më shumë. Por, kjo është një gjë që lidhet me xhepin e secilit. Së dyti, shpërthimi i fishekzjarreve është një shqetësim për banorët, për jetën normale (ka fëmijë që tremben, ka të sëmurë që ua “prish gjakun”, ka të moshuar që shokohen nga këto shpërthime). Por, shumë e lidhur me këtë është ndotja e mjedisit dhe ndotja akustike. A shqetësohet kush për këtë?!

Shumë e lidhur me festat zyrtare, kombëtare, fetare apo të ndonjë lloji tjetër, janë edhe shpërthimet “skizofrenike” (së paku në Tiranë) në orën 24.00, çdo natë. Nuk e di se ku bazohet kjo çmenduri: a thua të gjithë kanë lindur në ora 24.00?! edhe nëse po, a duhet që me çmendurinë e dikujt që ka ditëlindjen, të “çmenden” të gjithë banorët rreth e rrotull?!

Në të gjithë botën, festimet me anë të shpërthimeve të fishekzjarreve janë të organizuara nga bashkitë, të cilat angazhojnë profesionistë, të cilët angazhojnë sasi relativisht të mëdha dhe lloje të ndryshme të fishekzjarreve, dhe që organizohen në formën e një spektakli zbavitës dhe njëkohësisht të parrezikshëm për popullatën.

Mendoj se ka ardhur koha që strukturat e ngarkuara me këtë punë, si në qeveri ashtu edhe në organet vendore, të ndërhyjnë ndaj këtij fenomeni mjaft negativ. Ndoshta jo të gjithë banorët e këtij vendi shqetësohen nga ky fenomen, por është me rëndësi të respektojmë jetën në komunitet. Të bëhemi aq qytetarë sa të ndihmojmë në një bashkëjetesë normale.

Krismat janë të frikshme, të trishtueshme, nerva ngritëse, ndjellakeqe, shqetësuese, ….

Ju lutem të bëni një rezume të “të mirave” dhe shqetësimeve që sjellin krismat, kohë e pa kohë, të vogla e të mëdha, dhe ndoshta ju mbushet “rradakja” që të pakësoni sasitë dhe shpeshtësitë e përdorimit të fishekzjarreve. /Publikuar në Facebook nga Zef GJETA/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë 23 janar 2023…
LAJM PAS: EMRAT – Nga Tirana në Shkodër, ja ndryshimet më të fundit në strukturat e Policisë së Shtetit…

TË FUNDIT

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllat anash saj, përfundon në spital drejtuesja e mjetit motorik…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllat anash saj, përfundon në spital drejtuesja e mjetit motorik…

5 seconds ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllat anash saj, përfundon në spital drejtuesja e mjetit motorik…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri

TË FUNDIT

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllat anash saj, përfundon në spital drejtuesja e mjetit motorik…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllat anash saj, përfundon në spital drejtuesja e mjetit motorik…

5 seconds ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.