Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION NGA YMER BALA – Në Shqipëri vlerësimin e artistëve e sportistëve e bajnë “politikanët”, “deputetët” dhe “analistët”!

ShkodraWeb 22 January, 2022
ymer bala mjeshtrat medhenj opinion

Këto ditë ndoqa reagimet e artëdashësve për dekorimet të cilat janë dhanë e po vazhdojnë të jepen si mallnat me shumicë në Republikën e Shqipnisë! Po kam dëshirë të them edhe unë ndonji mendim, si artëdashës e jo si aktor që jam marrë me aktrim!

Konstatoj nji kontradiktë! Dikur, në sistemin që kaluem, aplikohej kategorizimi i klasës punëtore. Kategoria e 7-të ishte “tavani” i shpërblimit për të gjithë që e përfitonin atë kategori!

Mes tyne kishte MJESHTRA, në kuptimin e plotë të kësaj fjale por kishte gjithashtu edhe do mjeshtra të tjerë për të cilet thuhej: “Filani i ka duert e arta…çka ia shef syni, ia ban dora.”, Rrogat, të dyja kategoritë, i kishin njëlloj.

Sot, me dekorimet që jepen (madje ka zane që thonë se disave po u jepen me hatër) asht krijue nji reagim në popull të cilin e pashë këto ditë mbas dekorimeve që bani në Shkodër Presidenti Meta (madje ka zane që po thonë se ata dekorime u bane për fushatë elektorale). Nejse, nuk po kam qejf me u futë në politikë!

Reagimi im asht ky:

Më duket kontradiktore, jo e drejtë, jo normale e morale që vetëm disave që u akordohet titulli “Mjeshtër i Madh”, u jepet edhe nji pension i veçantë, kurse shumë të tjerëve, jo!

Dikush mund të thotë:

“Edhe në artin skenik e kinematografik botënor nuk janë të gjithë aktorët në nivelin e Marlon Brando-s, Al Pacino-s, Meryl Streep apo Robert De Niro-s!”.

E vertetë, por kur aktorë të tjerë vlerësohen me çmimet Oscar p.sh., edhe pse ata nuk janë në nivelet e atyne kolosëve që përmenda ma nalt, prap se prap u jepet i njëjti vlerësim material i cili e shoqënon atë çmim.

Po ”kthehem” në Shqipëri!

Atyne mjeshtrave të mëdhej të cileve u jepni pensione të veçanta, n.q.s.ndoni t’i veçoni prej mjeshtrave ma pak të mëdhenj të cilet i leni me atë pensionin e “majmë” zyrtaro- qeveritar, jepuni tituj morale ma të nalte si:

Qytetar Nderi apo Nderi i Kombit, por mos i ofendoni ata të tjerët sepse vetë ua keni dhanë ata tituj…sidomos atyne që nuk ju janë lutë, nuk ju janë ankue, që nuk kanë fut miq e ilaka, që nuk kane tesera partie, që nuk u pëshpërisin “autoriteteve” vesh më vesh e që nuk kanë harxhue për atë punë asnji “pesë lekësh”! Vlerësimin e punës së tyne e kanë ba njerëz kompetentë , të “zanatit” dhe jo ata që nuk marrin vesh nga puna e artit!

Ne shqiptarët jemi “origjinale”!
Ne shqiptarët ecim gjithmonë kundra rrymës!
Ne shqiptarët gjithmonë me miqësi, tarafllëk, hatërllëk e partishmëri!
Ne shqiptarët “kënaqemi” kur krijojmë pakënaqësi!

Tek ne, vlerësimin e artistëve e sportistëve e bajnë “politikanët”, “deputetët” dhe “analistët”!
Ata emërohen për dekorimet nëpër “jurina” kur i bajnë këto marrina…pardon, deshta të them këto “mrekullina”!

Harrojnë thanien e Shekspirit të madh që thotë: “Spektatori asht nji hider me njëmijë sy e veshë”. Harrojnë se asht ai e vetëm ai (spektatori), i cili të gjykon, të duartroket ose të fishkullon e të përqeshë!

Konkluzion:

O mos i lëshoni dekoratat pa dhimbe e lavarda’, ose jepuni të gjithëve hakun (edhe materialisht ) meqë jeni ju që e keni “shpikë” këtë HATA’ !!!

Me nderim për artdashesit, aktori YMER BALA (Mjeshtër i Madh). /Publikuar në Facebook nga Ymer BALA- aktor, redaktuar “lehtësisht” për të ruajtuar origjinalitetin e tekstit nga ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: EMRI – Aksidenti fatal në rrugën Levan- Vlorë, identifikohet 53 vjeçari nga Shkodra që humbi jetën…
Next: Media zbulon emrin e një tjetër kandidati potencial për Bashkinë e Shkodrës, ja kë mund të përzgjedhë Basha…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.