
Kurrë se kam bërë, që të përflas zonjat e zorërinjve apo zotërinjtë e zonjave të veshura me pushtet. Por meqë jemi tek “Paç fatin e lali Erit”, dhe asnjë fjalë sado të pandërgjegjshme, ta shqipëronte e shipëronin, për Mimozën, e kam me një nga femrat dhe gratë më influente në vend, Linda Ramën.
Si vallë e bën gjumin në shtratin martesor me dikë që thotë për krimet monstruoze “hënkshin kokat e njëri-tjetrin” dhe Mimoza e pafajshme, ishte viktimë e një vrasje të paramenduar jo të gabuar, të planifikuar, jo rastësore, në punën e saj, as krahë bandave, as krahë krimit?
A të zë gjumi pa thënë ti vetë znj. Linda apo yt shoq, një mesazh për këtë grua, femër, nënë?
Çfarë mendove mbrëmë kur re të flesh? Po Edi të dha ndonjë qëndrim për Mimozën, apo foli se si do ia punonte lalit në fjalimin e sotëm që ta vendoste në pozitë të vështirë?
Nuk ia uroj vërtetë askujt fatin e Mimozës së gjorë, as ty znj. Linda, por si mund të flasim e tërheqim vëmendje, për një akt të tillë terrorist, në mes të Tiranës, një grua shembet e bie përdhe, duke marrë mbi vete e shpaguar, çdo fjalë hipokrite me gjoja të drejta grash nga gratë e ekraneve, konferencave, forumeve e shoqatave, që bëjnë parada për përvetësim fondesh për turpin që i mbuloftë.
Mimoza është klithma për sigurinë e jetës, është alarmi që duhet të na zgjojë në mes të natës për t’i vënë gishtin kokës.
Mimoza është frymëzimi i vërtetë i marshimit, kauzës.
Mimoza është e duhet të jetë një vrull i pandalshëm i emancipimit e ndërgjegjësimit, për jetën tonë, për jetët tona.
Mimoza është drama e jetës së asaj vogëlusheje 10-vjeçare.
Mimoza mbylli sytë, drama iu përket të gjallëve, i përket vogëlushes 10-vjeçare. /Publikuar në Facebook nga Fatjon GJINAJ, gazetar/