Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Mjeshtër i Madh” nuk mund të jetë një thes i madh për ti futur të gjithë si të barabartë në vlera e kontribute…

ShkodraWeb 20 January, 2022
mjeshter madh presidenti

Sa herë që ka një ceremoni për dhënie titujsh, në mendje më vjen një episod i perjetuar në vetë të parë në një nga mbledhjet e kahershme të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Jo se abuzimi me titujt vlerësues, që teorikisht konsiderohen të akorduar nga qytetarët, nuk ka vijuar e fatkeqësisht do të vijojë edhe në të ardhmen.

Pasi përfundoi një votim për titujt e radhës asokohe, një nga të pranishmit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pyeti këshilltarin Xhevdet Alibali, i njohur për humorin e batutat e tij:

– O Xhodë, ça ka ba “filani” që mori titull?

– Ka ba kerkesë, ia priti Xhoda me humorin e tij karakteristik ndërsa të qeshurat mbushën sallën e Këshillit Bashkiak.

Nuk dua të paragjykoj askënd që ka marrë ose do të marrë titull. Në një kuptim, çdokush ka vlera, pavarësisht sa mundësi ka patur që ti duken, ti bëhen të njohura. Këto vlera mund të kenë impakt në fshatin apo lagjen e tij, në qytetin apo rajonin e tij, në një pjesë të vendit, në të gjithë Shqipërinë apo edhe për të gjithë shqiptarinë.

Mendoj se në këtë linjë duhet të jenë edhe titujt, dekoratat apo vlerësimet publike. Ata që sot u nderuan me tituj, së gjalli në sallën e Këshillit Bashkiak  apo së vdekuri, i njoh. Shumicës ua njoh edhe aktivitetin për shkak të profesionit, prej 28 vitesh përcjellës i zhvillimeve të paktën në Bashkinë e Qarkun Shkodër. Secili mund të ketë vlera, sipas një përshkallëzimi që veç të tjerave, domosdoshmërisht duhet të ketë kriter edhe kohëzgjatjen e aktivitetit publik e të suksesshëm në një lëmi apo fushë të caktuar.

Nderimi që jep Presidenti i Republikës, nuk mund dhe nuk duhet të jetë i bazuar në një preferencë personale të kreut të shtetit, qoftë as edhe i një firme e vule shoqate apo institucioni vendor a qendror. Sepse këto tituj, nuk jepen nga individi por nga institucioni dhe shteti shqiptar. “Mjeshtër i Madh” kam përshtypjen është titulli më shumë i akorduar saqë gradualisht po humb çdo vlerë. Tashmë është kthyer në një thes, ku përfshihen të gjithë, pavarësisht vlerave e kontributeve, impaktit në publik e komunitet. Jo vetëm ky titull por as edhe asnjë tjetër në nivel lokal apo kombëtar, nuk duhet të ketë këtë shpërdorim, aq më keq, të përdoret si “qokë” për interesa dukshëm e lehtësisht të identifikueshëm.

Sot, para se ceremonia e dekorimeve, plot 19 të tilla në një ditë, bashkëbisedova me një nga miqtë e mijë. E pyeta dhe më tha se do të merrte titull “Mjeshtër i Madh”. Sigurisht e meriton, i thashë, madje edhe prej disa vitesh. I tregova se cilët ishin të tjerët që do të merrnin të njëjtin titull me të nga dora e Presidentit të Republikës. Mbeti pa fjalë dhe gjeti ngushëllim tek ndezja e një cigareje që e thithi me shumë forcë, thua se kërkoi të harrojë atë që i thashë. Natyrisht, nuk dita si ta ngushëlloja sepse “Mjeshtri i Madh” në gjoksin e tij, nuk mund të krahasohet me atë të disa të tjerëve që e morën sot. Mirëpo në listën e të “përzgjedhurve” të shtetit a Kombit, ai nga sot ka një vlerë të barabartë me të tjerët që e morën më së shumti se dikush kishte bërë kërkesë tek Presidenti i Republikës.

Një person me 2 vite aktivitet, nuk mund të jetë “Mjeshtër i Madh” si ai me 10, 20 apo 30 vjet aktivitet në të njëjtën fushë. Detyrimisht edhe në këtë kuptim, duhet difirencim. Sepse po të flasësh për gjenerim vlerash e kontributesh në shoqëri, sita duhet të jetë edhe më e imët.

Me gjasë, me këto rreshta do të fitoj mërinë e shumëkujt që mbase “i djeg miza nën kësulë” edhe pse nuk përmenda asnjë emër. Megjithatë, nuk mund të hesht kur, si thotë populli, “m#uti bëhet mullar”. Do të dëshiroja ti uroj të gjithë “e gëzofshi titullin” por nuk mundem. Nuk mundem për ata që nuk e meritojnë për atë që kanë konbribuar për publiken, për Shkodrën e për Shqipërinë. Por nuk mundem as për ata që e merituan dhe u futën të gjithë bashkë në thesin e stërmadh “Mjeshtër i Madh”.

Dikush duhet ta frenojë këtë inflacion. Nëse nuk ekziston, dikush duhet ta shpikë mekanizmin e duhur të hierarkisë së vlerave. Në rastin më të keq, të shtohen edhe “Mjeshtër i Vogël”, “Mjeshtër i Mesëm” ose të pakten me klase, i parë, i dytë, i tretë. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: VIDEO – “PS nuk i jep shans askujt që e ka gënjyer”, kryeministri Rama “i mbyll derën” rikandidimit të Valdrin Pjetrit në Shkodër
Next: FOTO – Presidenti Ilir Meta shpërndan 19 dekorata për artistët dhe sportistët shkodranë…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.