Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Presidenti Ilir Meta shpërndan 19 dekorata për artistët dhe sportistët shkodranë…

ShkodraWeb 20 January, 2022
meta tituj keshilli bashkiak shkoder 2022

Me anë të një ceremonie të veçantë të mbajtur në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi sot disa personalitete të shquara të fushës së artit dhe të kulturës shkodrane.

Kreu i Shtetit çmoi me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit” (pas vdekjes) Shyqyri Alushin (Hagjanin): “Në shenjë vlerësimi për talentin dhe interpretimin e rrallë të këngës popullore shkodrane. Me mirënjohje mjeshtrit të talentuar, i cili me vokalin e tij të veçantë u bë i njohur, i dashur dhe i respektuar në Shkodër e kudo ku ai interpretoi këngën popullore shkodrane, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përhapjen e krijimtarisë sonë popullore.”

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” u vlerësua zoti Agron Dizdari: “Me mirënjohje për kontributin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm, të shpalosur në artin skenik dhe kinematogafinë shqiptare, duke dëshmuar cilësi të spikatura me aktrimin dhe profesionalizmin e tij.”;

Zotin Ramazan Çeka: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin dhe vlerat e mëdha krijuese si poet, publicist dhe tekst-shkrues i muzikës popullore dhe qytetare shkodrane, e cila këndohet nga shqiptarët, anembanë botës, si dhe për bukurinë e fjalëve dhe të melodisë së saj.”;

Zotin Ilmi Kurti: “Në vlerësim të kontributit të madh si shkrimtar, poet dhe publicist në promovimin e shkëlqyer të traditave dhe fuqisë artistike të malësisë shqiptare. Me mirënjohje personalitetit me cilësi të jashtëzakonshme, i cili me mjeshtëri kulturore dhe ndjenjë të thellë kombëtare, ka përcjellë me vërtetësi historitë e kohës.”;

Zotin Nimet Salabegu (Begu): “Me mirënjohje për talentin dhe përkushtimin e treguar në muzikën popullore shqiptare, si mjeshtër i klarinetës dhe këngëtar me grupin e njohur ‘Na bashkoi kënga popullore’, duke dëshmuar cilësi të rralla si artist profesionist dhe i vlerësuar nga artdashësit.”;

Zonjën Merita Smajaj: “Me vlerësim ndaj artistes së spikatur të teatrit ‘Migjeni’ të Shkodrës dhe kinematografisë shqiptare, si dhe për talentin e rrallë në realizimin e shumë personazheve me profesionalizëm dhe me cilësi të lartë artistike.”;

Zotin Adnan Bala: “Me mirënjohje për talentin dhe përkushtimin e treguar për muzikën popullore shqiptare, veçanërisht për muzikën popullore shkodrane, duke dëshmuar cilësi të rralla si artist profesionist, i dashur dhe i vlerësuar  nga artdashësit.”;

si dhe Mhill Çun Gjonajt (Pas vdekjes): “Për meritat e veçanta në hulumtimin, autorësinë e shumë teksteve, si dhe interpretimin e shkëlqyer të folklorit dukagjinas e më gjerë për më shumë se pesë dekada. Në vlerësim të organizimit dhe drejtimit të grupeve artistike në Dukagjin e Gruemirë, si dhe bashkëpunimit të frytshëm me mediat vizive lokale për njohjen dhe përhapjen e folklorit dhe kulturës popullore dukagjinase dhe shqiptare.”.

5
8
6
11
1
9
10
2
7
4

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi sot kontributet dhe rezultatet e spikatura të disa sportistëve të shquar shkodranë.

Me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Kreu i Shtetit nderoi atletin Feti Dizdari (pas vdekjes): “Me vlerësim të rezultateve të larta dhe kontributeve shumëvjeçare si trajner i atleteve kampione të ‘Vllaznisë’ dhe Ekipit Kombëtar në të gjitha disiplinat e atletikës. Me mirënjohje simbolit të atletikës shqiptare për dijet dhe sakrificat, pasionin dhe profesionalizmin e tij, që do të mbeten një shembull frymëzimi për të gjithë brezat.”.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti i Republikës nderoi zotin Ismet Hoxha: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e spikatur në futbollin shqiptar si lojtar dhe trajner i rezultateve të larta me ekipin ‘Vllaznia’ dhe Ekipin Kombëtar. Me mirënjohje futbollistit të talentuar, të dalluar për lojën cilësore dhe korrektësinë e tij në fushën e blertë dhe në jetë.”;

Zotin Ferid Borshi: “Me vlerësim për kontributin e shquar si lojtar i spikatur i ekipit ‘Vllaznia’ me rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare. I dalluar për pasionin dhe punën e palodhur si trajner në ekipet e futbollit.”;

Zotin Fatmir Axhani: “Me mirënjohje për kontributin e dhënë në sportin e futbollit, si lojtar i ekipit ‘Vllaznia’ duke spikatur në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vlerësim të veprimtarisë si trajner i përkushtuar, i cili ka arritur rezultate të larta në futbollin e femrave.”;

Millan Vaso (pas vdekjes): “Me mirënjohje për kontributet e shquara si futbollist në radhët e ekipeve ‘Vllaznia’, “Partizani”, “Luftëtari” dhe Ekipit tonë Kombëtar, me rezultate të shkëlqyera në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

Zonjën Millojka Vaso: “Në shenjë vlerësimi për kontributet e shquara si volejbolliste dhe trajnere e ekipit ‘Vllaznia’, duke punuar me pasion dhe përkushtim, në arritjen e rezultateve të larta në veprimtaritë kombëtare të volejbollit.”;

Zonjën Artenca Tufi: “Në shenjë vlerësimi për talentin e shkëlqyer si atlete kampione dhe basketbolliste cilësore e ekipit ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar, me një kontribut historik në rezultatet e sportit shqiptar. Me mirënjohje atletes shembullore, figurës së dashur e të nderuar sportive, që respektohet nga të gjithë sportdashësit.”;

Zotin  Selami Dani: “Me vlerësim për kontributin e spikatur në futbollin shqiptar si qendërsulmues i shkëlqyer i ekipit ‘Vllaznia’. Në shenjë mirënjohjeje futbollistit të talentuar, mjeshtrit të lojës në ajër dhe golashënuesit nga më të mirët në kampionatet tona  kombëtare.”;

Viktor Jubani (pas vdekjes): “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në sportin e volejbollit si lojtar i ekipeve ‘Vllaznia’, ‘Dinamo’ dhe Ekipit Kombëtar, duke shkëlqyer në sulm dhe mbrojtje. Me mirënjohje artistit në lojë dhe shpirt, gjithnjë argëtues dhe i respektuar nga mbarë opinioni sportiv.”

Zotin Nikolin Qersaqi: “Në shenjë vlerësimi për talentin e përkushtimin e tij si peshëngritës kampion dhe rekordmen i ekipit ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar, duke arritur rezultate të shkëlqyera në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

si dhe Artan Bushatin (pas vdekjes): “Me mirënjohje për kontributet e dhëna në futboll, si sportist dhe trajner i suksesshëm me ekipin ‘Vllaznia’, ‘Elbasani’ dhe Ekipin Kombëtar. Në vlerësim të figurës së njohur, dinjitoze e të dashur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.”.

15
17
21
18
19
20
14
23
12
22
13
16

Post navigation

Previous: OPINION – “Mjeshtër i Madh” nuk mund të jetë një thes i madh për ti futur të gjithë si të barabartë në vlera e kontribute…
Next: “Temperaturat në Shqipëri zbresin deri në -18 gradë”, Agjencia Kombëtare e Mbrotjes Civile jep alarmin për datën…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.