Objektivi i qartë i Edi Ramës është kthimi i Shkodrës nga kryqendër e Veriut në një qytet periferik dhe të harruar. Kjo nuk është një retorikë politike por një argument i pakontestueshëm i mbështetur në fakte.
Një tjetër Drejtori Rajonale është planifikuar të zhvendoset nga Shkodra në Lezhë, konkretisht Drejtoria e SHISH –Shërbimi Informativ i Shtetit. Për kujtesë, që nga viti 2013 e deri më sot nuk ka ndalur “hémòragjia” e zhvendosjes së drejtorive rajonale nga Shkodra në Lezhë, Rrëshen, Burrel etj. Kujtoj këtu Arkivin e Shtetit, Bordi i Kullimit, Agjensinë e Bregdetit, Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe saga e shtegtimit vazhdon…
Këto “ristrukturime” asnjëherë nuk shoqërohen me argumente siç mund të jenë pozita gjeografike, potenciali njerëzor, numri i popullsisë etj., pasi asnjë llogari nuk mund të dal në favor të tyre, por të gjitha bëhen për tekat e një individi i cili urrèn një qytet!
E frikshme është heshtja e deputetëve të majtë shkodranë, të cilët shohin “teatrin” që po luhet me Shkodrën si spektator kurioz dhe memec. Është koha që shkodranët të zgjohen dhe ta fitojnë betejën me njeriun i cili shfrytëzon pushtetin për të luftuar me çdo mjet një qytet. /Nga Greta BARDELI- GJONI, ish- kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër/