Za Fest eshte nje nga eventet me te reja qe Shkodra e mori per dore dhe i dha jete. Sivjet, Za Fest “futet ne klase te pare”, pasi mbushi 6 vjetorin e jetes. Deri tani, me gjithe ecejaket, qejfmbetjet si cdo femije tjeter 6 vjecar, Za Fest ka fituar “te drejten e qytetarise” ne historine e re te artit e kultures ne Shkoder e me gjere.
Sivjet, gati publikisht ka nisur nje “beteje” ne mes Bashkise Shkoder dhe disa individeve, te cilet jane identifikuar sivjet edhe mediatikisht si “te domosdoshem” per eventin “Za Fest”. Megjithate, nuk mund te diskutohet per kete event sikur ai zhvillohej ne mesjete ose kane kaluar 50 edicione dhe nuk kujtohet kush si nisi.
Fatmiresisht cdo gje eshte e dokumentuar, me shkresa, foto, audio dhe video. 6 vjet me pare Za Fest lindi edhe per shkak te deshires se perbashket te Vlashent Sates dhe Bashkise Shkoder. Sigurisht, askush nuk besoj e ve ne dyshim se mbeshtetja filllestare e Bashkise Shkoder ishte gur- themeli qe sivjet Za Fest te arrije moshen shkollore.
Kater edicionet e para e lidhen emrin e Za Fest me magjine e Thethit. Cdokush ishte i lire ta ndiqte, ta shijonte dhe pse jo, te kalonte mbremje te kendshme verore me muziken e vecante qe ofrohej. Nuk kishte nevoje per bileta, pagesa ekstra, vec atyre vetjake te secilit per udhetimin, ushqimin e akomodimin ne Theth.
Nga viti ne vit, natyrshem Za Fest e rriti prestigjin e tij. Sivjet per shembull, siguroi mbeshtetje nga 22 ente shteterore, private e sponsor te ndryshem. Me logjike, i bie qe organizatoret mbyllen “cdo vrime” ne aspektin financiar. Sivjet, Za Fest u kyç ne Kalane Rozafa, i ruajtur me rigorozitet nga roje qe kerkonin 15 mije leke te vjetra per ta ndjekur eventin. Kjo, ne 45 mije per tre netet e Za Fest.
Nga nje event popullor ne nje shesh te hapur ne Theth, Za Fest u kthye ne nje event vetem per “elitat”. Sepse 15 mije leke nuk jane te parendesishme dhe pa peshe ne ekonomite familjare shkodrane e pertej. Dikush artikuloi sivjet se te gjitha hotelet kryesore te Shkodres ishin prenotuar per 3 netet e Za Fest. Shume mire por eshte edhe tregues i pamundesise se pjeses derrmuese te shkodraneve per ta aksesuar, edhe per shkak te cmimit. Natyrisht, nuk flasim per ata shkodrane qe si pefaqesues institucionesh, entesh apo spondoresh, moren nga nje ftese gratis. As per te tjeret qe 15 mije leke harxhojne vetem per hidratim ditor ne keto temperatura te larta. As edhe per snobet qe thjesht duan te krenohen “isha edhe une”.
Za Fest e ka lidhur qenien e tij me Shkodren. E tha edhe ideatori Vlashent Sata. “Beteja” politike se kush ka me shume merita per X apo Y edicion, del dhe duhet te dale ne plan te dyte. Pak a shume, e njejta gje si per Festivalin Mbarekombetar te Kneges per Femije. Jo ne Tirane por edhe ne Honololu ta zhvillojne, ai do te quhet i Shkodres dhe do te jete pazgjidhshmerisht i lidhur edhe me emrin e Kujtim Alise. /Nga Blerti DELIJA/