
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare. Hera herës vranësirat do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet kodrinore-malore në lindje si dhe zonën e veriut.
Në orët e nxehta të ditës, nga ato të mesditës deri ato të pasdites vonë këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në relievet e larta malore këto reshje me intensitet deri dhe mesatar në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, e hera herës fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-15 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/34 | Diell re |
Kukës | 18/30 | Diell re shi |
Lezhë | 19/34 | Diell re |
Dibër | 15/32 | Diell re shi |
Durrës | 20/34 | Diell |
Tiranë | 20/35 | Diell |
Elbasan | 19/36 | Diell re shi |
Berat | 16/35 | Diell re |
Vlorë | 19/32 | Diell |
Korçë | 15/29 | Diell re shi |
Gjirokastër | 16/35 | Diell re |
Sarandë | 18/32 | Diell |
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!