Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Alibeaj shtyn për herë të dytë përmes avokatit gjyqin për PD- në në Apel, nga PD- ja e Berishës asnjë reagim…

ShkodraWeb 10 November, 2022
berisha basha pd gjykata tirane

Gjyqi në Gjykatën e Apelit për legjitimitetin e lidershipit të PD- së, u shty për herë të dytë. Është pala e Alibeajt, ajo që ka bërë edhe ankimimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që përmes avokatit e shtyu për herë të dytë.

Nëse shtyrja ishte vetëm një javë herën e parë, tashmë është plot 4 javë, me 6 dhjetor 2022. Shtyrja e dytë e gjyqir nga Alibeaj, tingëllon e çuditshme. Deputetë të PD- së, mbështetës të tij, protestuan para Gjykatës së Apelit për zhvillimin e gjyqit që sipas tyre po zvarritej.

Më e çuditshme është heshtja nga pala tjetër, ajo e Berishës, e cila u zyrtarizua në Shkallën e Parë si legjitime në drjetimin e PD- së. As herën e parë e as sot, nuk ka një reagim të qenësishëm, aq më pak zyrtar lidhur me zvarritjen e gjykimit të çeshtjes.

Ndërsa zhvilloheshin negociata bashkimi për zgjedhjet vendore 2023, zvarritja e vendimit në gjykatë mund të konsiderohej “marrëveshje” e heshtur mes palëve. Mbase, bashkimi do të sillte zgjidhjen e problematikave të njohura pa patur nevojë për gjykata, përmes një marrëveshje me palëve.

Por tashmë është e qartë se të paktën zyrtarisht, negociatat Paloka- Bardhi janë mbyllur me fiasko apo dështim, pa arritur bashkimin për zgjedhjet e 2023- it. Atëherë çfarë po ndodh që çeshtja më e rëndësishme për fatin ligjor të PD- së zvarritet e nuk ka reagim nga anjëra palë?

Jo vetëm në Shqipëri por në mbarë globin, politika lëviz edhe kur në dukje shihet e ndalur. Me gjasë, mes palëve vijon jo vetëm komunikimi por edhe përpjekja për bashkim. Kjo po ndodh në pjesën e padukshme, me ndërmjetësimin e të fuqishmëve, me shumë mundësi, nga bota e biznesit, miq të të dy palëve.

Çeshtja e gjyqit në Apel, me shumë mundësi është faktor plus në këto negociata për njërën palë ose të dyja. Vetëm ky mund të jetë një shpjegim deri diku me atë që ndodhi sot për herë të dytë, nga i njëjti aktor dhe pa arsye të vlefshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Natyrisht, ka edhe variante të tjera, siç mund të jetë ai i protestës së 12 nëntorit. Pritet të verifikohet forca e Berishës, edhe nga ai vetë. Në stand- by është Alibeaj, Rama dhe me gjasë, edhe Apeli i Tiranës. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Paloka dhe Leskaj debatojnë ashpër me Ramën dhe Nikollën, dalin pamjet e sherrit në Kuvend…
Artikull pasardhës: VIDEO – Protesta e 12 nëntorit në Tiranë, Partia Demokratike kërkon mbështetjen e shkodranëve…

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.